Fushata e organizuar nga "Greenline Albania": "Pastro Shqipërinë në një dite" është një nismë që pritet të nisë nesër në 22 nëntor ne gjithe Shqiperine me angazhimin e 1000 vullnetareve ne gjithe vendin, por të ftuar jane te japin kontributin e tyre gjithe qytetaret per pastrimin e mjediseve te perbashketa ku jetojne. Ja dhe pikat zyrtare te Tiranes, ku ju mund te jeni prezent me mbeshtetjen tuaj:
 
1) Minibashkia 1- Ali Demi, Tregu Industrial, Materniteti i Ri, Shkoze
-Aksioni fillon tek Fusha e Ali Demit

2) Minibashkia 2-Rruga e Elbasanit, Qyteti Studenti 
- Aksioni fillon tek Fakulteti Filiologjik

3) Minibashkia 2-Komuna Farke Parku i Liqenit, Unazë e Re
-Aksioni fillon tek Diga e Liqenit Artificial

4) Minibashkia 3- Xhamlliku, Porcelan, Varri i Bamit, Oxhaku, Kodra e Priftit 
-Aksioni fillon tek Sheshi Shtraus

5) Minibashkia 4- Hallias, QSUT, Kionstudio, 
-Aksioni fillon tek Shkolla Bajram Curri

6) Minibashkia 5-Tirana e Re, Komuna e Parisit, Stadiumi Dinamo 
- Aksioni fillon tek Stadiumi Dinamo

7) Minibashkia 5- Selitë, Unaza e Re, Kodra e Diellit 
-Aksioni fillon tek Qendra Kristal

8) Minibashkia 6- Kombinat Sheshi Garibaldi
-Aksioni fillon perballe Minibashkise 

9) Minibashkia 7- 21 Dhjetori, Fusha e Aviacionit, Fusha e Zeze, Ish Parku i Autobuzave 
-Aksioni fillon Inxhinieria e Ndertimit

10) Minibashkia 7- Shkolla Teknologjike, Birra Tirana, Fabrika e Miellit, KMY 
-Aksioni fillon prane Pallatit me Shigjeta tek Shkolla Teknologjike

11) Minibashkia 8- Rruga e Dibres, Rruga 5 Maji, Tregu Lahi, Pazari i Ri, 
- Aksioni fillon tek sheshi përballë Medreses së Tiranës-Tek kinezët

12) Minibashkia 9-Siri Kodra, Brraka, Stacioni i Trenit, Rruga e Barrikadave 
- Aksioni fillon prane sheshit te Stacionit të Treni

13) Minibashkia 10- Qendra e Qytetit, Myslym Shyri
-Aksioni fillon tek Parku Rinia

14) Minibashkia 11- Don Bosko, Laprakë, 
-Aksioni fillon prane Vizion Plus - Don Bosko

15) Komuna Dajt- Fresku, Teleferiku, Dajt
-Aksioni fillon prane Restorant Fresku

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)