TIRANE- Prej kohësh, shkencëtarë dhe njerëz të shquar të letrave nëpër botë kanë rënë në një mendje, se të shkruarit është të mendosh përmes gishtave. Kurse ekonomistë dhe teknicienë të tjerë përshtatën në analizat e tyre idenë, se që të zhvillohen vendet është të mendosh përmes krahëve. Ndërkohë që politikanë të suksesshëm kanë shprehur gjithashtu edhe moton, se të kërkosh gjithnjë e më shumë është të mendosh me vështrimin përpara. Pikërisht harmonizimi unik i këtyre devizave në kohën tonë ka hedhur gjurmët e rrugëve të integrimit evropian.
Të këtij integrimi, që përcaktohet si jo të qënët, por të bërët; jo një situatë e përftuar, por një proces i pandërprerë; jo një rezultat i arritur, por veprime që duhet të çojnë në këtë rezultat, për të hedhur themelet e një Unioni gjithnjë e më të ngushtë midis popujve evropianë. Këto themele, që gradualisht mbështetën trajtat apo natyrën e një dinamizmi të pandalshëm, nga krijuesit tradicionalë të këtij Unioni morën bekimin që në vitet ’50 të shekullit të kaluar, me bindjen që krijimi i menjëhershëm i Bashkimit Politik Evropian do të qe mjaft i vështirë dhe prandaj do të ishte më i përshtatshëm një proces i vazhdueshëm, i cili do të mund të përparonte nëpërmjet solidariteteve të pjesëshme, që do të zgjeroheshin gradualisht.
Një bindje kjo, që u arrit të artikulohej në mënyrë konçize më së pari te Hyrja e Traktatit të parë, atij të Komunitetit Evropian të Çelikut dhe Qymyrit, me formulën e ndërgjegjësimit, se “Evropa do të ndërtohet vetëm përmes aktiviteteve konkrete, duke krijuar fillimisht një solidaritet të vërtetë dhe nëpërmjet krijimit të bazave të përbashkëta për zhvillim ekonomik”. Më vonë, përdorimi i një termi asnjanës si BE lejoi që të gjithë popujt pjesëmarrës ta gjenin veten në një shprehje, e cila përfshinte vetëm atë që secili mendonte dhe dëshironte të kuptonte.
Gjatë këtij procesi u rreshtuan më së fundi kompaktësisht dhe zyrtarisht edhe shtetet e Ballkanit Evropian, megjithë diferencat e vërejtura në nivelet e tyre politike, ekonomike dhe institucionale brenda për brenda vetë këtij Rajoni. Megjithë diferencat e tyre, që sidoqoftë nuk e kanë tutur Bashkimin Evropian, për të mos u vënë kyçin portave të veta për jetë e mot ndaj vendeve të veçanta. Sepse, siç deklaroi më 2003 ish Kryetari i KE, Romano Prodi, kur Kroacia paraqiti në Bruksel kërkesën për anëtarësim: “Nëse Ballkani është pjesë e Bashkimit Evropian, atëhere mund të flasim për një Bashkim Evropian të plotë”. Ndërsa ish Komisioneri për Zgjerimin e BE, Olli Rehn u tregua edhe më i hapur, kur tha: “Ballkani Perëndimor nuk është problem për mundësitë e pranimit”.
Dhe ky optimizëm u shfaq dukshëm, sipas studiuesve të ndryshëm ndërkombëtarë, nga ndikimi i disa faktorëve, që ata i kanë përmbledhur kryesisht në drejtime dhe rrethana të caktuara. Së pari, pas apelimeve të gjata disa dekadash në adresë të vendeve të këtij Rajoni, që ato të largoheshin nga komunizmi si model autoritar, për jetën jo fort të shkurtër të të cilit shtetet evropiano – perëndimore ndjenin detyrim moral, nuk mund të mos tregonin solidaritetin me ato vende pas demokratizimit të tyre. Së dyti, mundësitë ekonomike të një Evropë të zgjeruar janë thelbësisht të mëdha, prandaj eksportet e produkteve perëndimore drejt Ballkanit nuk mund të nënvlerësoheshin, duke u bërë ndjellëse veçanërisht krahu më i lirë i punës dhe taksat më të ulëta.
Së treti, stabiliteti i qëndrueshëm i kontinentit nuk varej vetëm nga Perëndimi i tij, por edhe nga zhvillimet në territoret ekstrakomunitare, duke nënkuptuar me këtë, gjithashtu, përpjekjet për t’u prerë rrugën ndikimeve të reja të Rusisë mbi vendet ballkanike, si edhe rrezikut të njëkohshëm të pasigurisë së demokratizimit.
Por, ndërkohë, nuk mund të injorohej fakti, se Bashkimi Evropian nuk është vetëm një komunitet ekonomik, përkundrazi një Bashkim vlerash, pa kultivimin dhe selitjen e rendit të të cilave vendet e Rajonit nuk mund të ishin të gatshme për anëtarësim. Prandaj, ndonëse në Eurobarometrin e çdo viti rreth një dekade më parë theksohej që në shumicë absolute popullsia e këtyre vendeve e konsideronte anëtarësimin në BE me rëndësi të madhe afektive në kuptim të riintegrimit në Evropë, tek e fundit ekzistenca brenda tyre e një përzjerjeje kulturash e besimesh yshtte frikën për shndërimin e Rajonit përsëri në një zonë konflikti potencial. Prandaj, jehona e një rreziku të tillë do t’i jepte të drejtë edhe për një dekadë të mëpasshme asaj çka deklaroi ish Komisioneri i Bashkimit Evropian, Patten në Forumin Ballkanik të Selanikut (2002): “Zgjidhja është për ne e qartë: ose do të importojmë stabilitetin në Ballkan, ose do të eksportojmë destabilitetin në Evropë”.
Dhe, fatkeqësisht, gjatë disa viteve rresht në këtë Rajon vazhdonte (pas anëtarësimit në BE të Sllovenisë dhe, më pas, të Bullgarisë e Rumanisë) të qëndronte e hapur një galeri jo fort e sistemuar në ekspozimin e disa tablove të ngjyrave të mugëta: një Serbi ku nacionalizmi nginte kokë për të mos u pajtuar me realitetin e shkëputjes së Kosovës dhe njohjes gjithnjë e më tepër të shtetit të ri; një Maqedoni me mosmarrëveshje të përsëritura ndërmjet etnive maqedonase dhe asaj shqiptare; një Bosnje – Herrcegovinë me shfaqjet e dasive të dyfishta, etnike dhe fetare etj; gjithashtu një Shqipëri, ku ndonëse askush nuk ia mohonte tërësinë territoriale unike, dëshirat e minoriteteve etnike për bashkëjetesë me vendasit autoktonë, si edhe harmoninë fetare të admirueshme, çuditërisht vihej në rrezik demokracia funksionale dhe gjallërohej në mënyrë tronditëse korrupsioni dhe krimi i organizuar etj.
Dhe erdhi një kohë që kjo gjendje të ndryshonte. Të ndryshonte nga efektet e presionit të brendshëm të publikut, që u harmonizua me thirrjet për një të ardhme më të mirë dhe me ndihmën e pakursyer të Brukselit, sidomos për zbatimin e MSA në secilin prej shteteve të prapambetur të Gadishullit. Këto efekte u ndjenë plotësisht edhe këtu, kur shumica e cilësuar e popullsisë arriti të rrëzojë me votë demokratike qeverisjen, e cila që prej tetë vjetësh mbajti në dorë frenat e pushtetit, nëpërmjet aktivizimit të një spektri të gjerë kriminal, duke e shpënë dhe lënë vendin në buzë të humnerës.
Me rotacionin e pushtetit të siguruar nga vullneti i shqiptarëve brenda kufijve administrativë të shtetit të tyre amë (pavarisht që vetëm pas një periudhe kohore të vajtur dëm), shumë shpejt u mundësua të ndryshohej imazhi i vendit të tyre, veçanërisht me konstituimin e një mazhorance parlamentare, nga gjiri i së cilës doli Qeveria aktuale. Një Qeveri e kredencialeve maksimale në Berlin, Bruksel, Londër, Uashington e gjetkë, e cila fiton besimin e popullit të vet dhe atë të metropoleve të politikës globale me enrgjitë dhe kapacitetet që disponon, për të ndryshuar pamjen dhe prestigjin e Shqipërisë përmes reformave të thella.
Ishin këto vlerësime, që ndikuan për t’u ftuar Kryeministri Rama në kryeqytetin e Gjermanisë, ku u prit me një protokoll të detajuar nga Kancelarja e Federatës më të madhe dhe shtetit më autoritar të Evropës kontinentale, e cila i dha fjalën homologut të saj nga Ballkani Perëndimor, për ta vizituar Tiranën brenda një viti nga data e takimit të tyre zyrtar. Ishin këto vlerësime, që ndikuan t’i akordohej Shqipërisë (vetëm 9 muaj pas fillimit të punëve të Qeverisë së re) statusi i Shtetit Kandidat për në BE. Ishin këto vlerësime, që e bënë Papën të planifikonte pët të zbritur këtu më 21 shtatorin e pritur, pra, në të parin vend evropian që nga konkregacioni i fundit në Vatikan.
Ishte ky vlerësim, që në Tiranë mbërriti ftesa për të vizituar Beogradin drejtuar Ramës, kryeministrit të parë në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Ishte ky vlerësim, që nga Protokolli i Samitit i Berlinit 2014 u caktua pikërisht Kryeministri shqiptar si koordinator i shteteve ballkanike, që - ndonëse me ndrojtje - u pajtuan unanimisht dhe aktivisht me këtë vendim. Ishte ky vlerësim, që rrit besiueshmërinë e Shqipërisë në plane gjithnjë e më të gjera, duke e konsideruar këtej e tutje atë njëkohësisht si faktor kryesor i stabilitetit në Rajon.
Tashmë që Samiti ‘Berlini 2014’ ka përfunduar, sigurisht që s’ka dyshim se ai përbën për shtetet ekstrakomunitare të Ballkanit, përkatësisht edhe për Shqipërinë, një kthesë të fortë në rrugëtimin e tyre evropian, nën kujdesin e veçantë të Gjermanisë dhe të krejt Unionit. Një kthesë të fortë, nga e cila duket më qartë horizonti i Bashkimit Evropian, i cili nëpërmjet Kryetarit të KE, Barroso, përsëri theksoi me këtë rast se anëtarësimi varet nga secili shtet. Një mesazh që e përcolli më parë edhe Kancelarja Merkel dhe që Shqipëria ka filluar ta konkretizojë me një sërë masash urgjente, ku spikatin aktet ligjore dhe zbatuese për katër reforma prioritare, të cilat konsiderohen kritere vlerësimi për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit.
Pra, për ato reforma, që i ngarkojnë me përgjegjësi të gjithë udhëheqësit politikë të vendit të fokusohen në axhendën e BE dhe të punojnë në mënyrë konstruktive, duke dhënë rezultate konkrete. Pyetjet e shtruara me të drejtë ditët e fundit, nëse ka këtu forcë dhe integritet të mjaftueshëm që t’i zgjidhim vetë mosmarrëveshjet e brendshme politike dhe a mund të jemi ne po aq konsensualë sa premtimi për integrimin në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga ky proces madhor, sigurisht që nuk mund të mbeten përgjigje. Por, gjasat janë që kjo të jepet pa kaluar një kohë e gjatë.
Të jepet pa kaluar një kohë e gjatë nga energjitë, me të cilat punon aktualisht qeverisja mazhoritare. Të jepet pa kaluar një kohë e gjatë jo vetëm me zbatimin e projekteve të përbashkëta ballkanike, por edhe të atyre të veçanta për Shqipërinë, ku duhet të bëhet një herë e mirë e qartë, ashtu siç duket horizonti i BE, se rrugëtimi në gjirin e Evropës është një rrugë e qartë, e frytshme, por edhe e vështirë, që s’të lë kohë për të pritur. S’të lë kohë për të pritur, sepse vetë Bashkimi Evropian, që nga themelimi i tij e deri tani, është shndërruar në model zhvillimi, duke u karakterizuar nga lëvizja e parreshtur. Nga lëvizja e parreshtur, sikurse është edhe vetë jeta në tërësinë apo pafundësinë e saj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com