PODGORICE - Policia e Malit të Zi ka arrestuar një person nga Danilovgrad pasi ka keqtrajtuar një gomar. 68-vjeçari Vojislav Savoviç u prangos me akuzën e keqtrajtimit të kafshëve. Para pak ditësh kishte lidhur një gomar pas një kamioni e më pas e kishte tërhequr zvarrë në një rrugë provinciale pranë Podgoricës.
Video ishte shfaqur në shumë faqen online dhe policia ka arritur të zbulojë autorin dhe ta kapë atë.
Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Mareza, në rrugën që lidh zonën me autostradën. Video është publikuar në internet më 18 gusht dhe në të duket numri i targës së kamionit që tërhiqte kafshën e gjorë, përmes së cilës policia ka zbuluar edhe autorin.
Ky i fundit rrezikon një gjobë që mund të arrijë deri në 11 mijë euro.
/Shqiptarja.com