TIRANE- Gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni i vënë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit për “Falsifikim të dokumentave” dhe fshehje të pasurisë, është tërhequr nga kërkesa e tij depozituar në gjykatë, për kundërshtimin e vendimit të prokurorisë për zgjatje të afatit hetimor. Tërheqja e Gjonit, është bërë në fillim të kësaj jave duke sjellë kështu atomatikisht vijimin e veprimeve hetimore për anëtarin e KLD Gjin Gjoni dhe bashkëshorten e tij Elona Çaushi. Nuk dihet me saktësi shkaqet e kësaj tërheqje të papritur të Gjin Gjonit, por siç duket gjyqtari shumë i përfolur ka zgjedhur të mbajë një qëndrim të drejtë ndaj hetimit të akuzës, duke mos nisur procedurat për prishjen e hetimeve të prokurorisë, në një kohë kur kjo e fundit ende nuk ka marrë vendimin për të marrë të pandehur ose jo Gjin Gjonin dhe bashkëshorten e tij.