Video e rëndë u publikua në rrjetet sociale, ku shikohej sesi K.B 42 vjeç banues në Xhazotaj, Shijak tërhiqte në pjesën e pasme të mjetit një qen.
Pasi u bë i mundur identifikimi i personit, 42 vjeçari është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për vlerësim.
Policia gjithashtu dëshiron të falenderojë mediat dhe qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla flagrante dhe garanton se do të reagojë pa hezitim për vënien para ligjit të çdo shkelësi.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
