Për të dytin vit radhazi Partizani është shpallur kampion duke ngritur Kupën e Shqipërisë për 19-vjecarët.
 
Partizani mposhti në finale me rezultatin 1-0 Flamurtarin në stadiumin 'Elbasan Arena'. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi kapiteni i ekipit të të kuqve, Mario Bajramaj.
 
Ekipi i Flamurtarit të Vlorë tentoi disa herë për të gjetur rrugën e barazimit, por Partizani pas goli të shënuar u mbrojt mjaft mirë duke e administruar rezultatin deri në fund me kujdes.
 
 
Dy.b/shqiptarja.com