Të rinjtë gjermanë: Mbështesim
kauzat e opozitës shqiptare
Kryetarit i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mori pjesë në punimet e Kongresit të Rinisë Kristiandemokrate gjermane. Gjatë këtij kongresi, Këlliçi takoi kryetarin e të rinjve të CDU/CSU, z. Paul Ziemiak, të cilin pasi e falenderoi për mbështetjen e tij gjatë protestës në “Çadrën e Lirisë”, biseduan për rritjen e bashkëpunimit mes dy forumeve partnere.
Kryetarit i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mori pjesë në punimet e Kongresit të Rinisë Kristiandemokrate gjermane. Gjatë këtij kongresi, Këlliçi takoi kryetarin e të rinjve të CDU/CSU, z. Paul Ziemiak, të cilin pasi e falenderoi për mbështetjen e tij gjatë protestës në “Çadrën e Lirisë”, biseduan për rritjen e bashkëpunimit mes dy forumeve partnere.
z Ziemiak garantoi mbështetje për të rinjtë demokratë shqiptarë duke u bazuar në praktikat më të mira gjermane, për të rritur kapacitetet në ndërtimin e një opozite të fortë ndaj qeverisë socialiste që ka shkatërruar mundësitë për të rinjtë shqiptarë.
Me z Ziemiak por edhe me homologë të tjerë, si me Kryetarin e komunitetit të të rinjve demokratë në Europë (DEMYC), z. Javier Hurtado Mira dhe me Kryetarin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat të të Rinjve në botë (IYDU), z. Bashir Wardini, u fol gjerësisht për situatën e rënduar në Shqipëri pas zgjedhjeve të 25 Qershorit, për blerjen masive të votës, përdorimin e krimit në procesin zgjedhor, për keqqeverisjen si dhe për situatën e vështirë ekonomike.
Krerët e të rinjve gjermanë dhe europianë u informuan mbi rrezikun e madh të një eksodi tjetër masiv të shqiptarëve, për shkak të gjendjes së rëndë të kriminalitetit në vend dhe trafikut të drogës, si dhe pas implementimit të rritjes së taksave të parashikuara nga qeveria, e cila do të prekë çdo biznes e çdo familje shqiptare. “I garantova ata se FRPD së bashku me PD do të bëjnë një opozite të fortë dhe pa kompromis kundër qeverisë së lidhur me krimin dhe më të korruptuarën që ka pasur ndonjëherë vendi ynë”, u shpreh Këlliçi.
Deutschlandtag 2017 ose kongresi i të rinjve të djathtë gjermanë, këtë vit u organizua në Dresden dhe pati si folës kryesore ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Dr. Thomas de Maiziere, Sekretarin e Përgjithshëm të CDU, Dr. Peter Tauber, Komisionerin Europian për Buxhetin, z. Günther H. Oettinger dhe kulmoi me fjalën e Kancelares Gjermane, Dr. Angela Merkel.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
36.8%
-
Opozitës
10.6%
-
Qytetarëve
52.7%
Vota total: 5819
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherri me grushta, policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e Noizyt dhe Bahtjar Bajraktarit
5 Gusht, 19:38
-
Mero Baze: Përse nuk funksionoi aleanca opozitare në Himarë?
5 Gusht, 19:32
-
Ardit Bido në Report Tv: Në Himarë Tavo ka marrë zero vota nga grekët! Mesazhi i zgjedhjeve ishte votë proteste kundër Vorio- Epirit
5 Gusht, 19:27
-
Biden mban bisedime sigurie, mes rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme
5 Gusht, 19:20
-
‘Rikthimi i dallëndyshes’, koncert i Ermonala Jahos në Opera! Sopranoja ngre peshë zemrat e publikut
5 Gusht, 19:06
-
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!
5 Gusht, 18:55
-
Edison Ypi: Në Darsi, për qef
5 Gusht, 18:48
-
Fluksi i turistëve, Ministria Koçiu në Spitalin e Vlorës: 12 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë te 127! Në gadishmëri për shërbim cilësor
5 Gusht, 18:45
-
Gjikuria uroi Tavon në telefon, por në Facebook hedh akuza: Mijëra qytetarë iu mohua e drejta e votës! Kandidati socialist: Ata ishin votues të mitë e të tutë
5 Gusht, 18:42
-
Ilir Yzeiri: Himara, Shqipëria moderne, vjetërsirat e Greqisë dhe kalbësirat e Albanisë
5 Gusht, 18:28
-
SHBA/ Kërcënoi me jetë Kamala Harrisin sapo u shpall kandidate për presidente, nis hetimi penal për qytetarin amerikan
5 Gusht, 18:22
-
Sezoni turistik/ Fluks i lartë qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës
5 Gusht, 18:22