TIRANE - Gati 10 mijë persona trajnohen çdo vit në Qendrat e Formimit Profesional. Qendra këto që shërbejnë për marrjen e një profesioni. Referuar shifrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, mbi 50 për qind e të trajnuarve arrijnë të integrohen në tregun e punës, madje shumica prej tyre hapin biznese individuale.

Në kryeqytet numri i të trajnuarve në këto qendra arrin deri në 2200 individë. Profesionet më të kërkuara nga të rinj janë rrobaqepës, mekanik, parukier, hoteleri, instalues elektrik, etj.

Në 20 vite numërohen më shumë se 52 mijë të trajnuar, të cilët kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të të papunëve në vend. Kurset e zhvilluara pranë kësaj qendre zgjasin nga 2 deri në 5 muaj dhe kushtojnë nga 3 mijë deri në 7 mijë lekë.

Të trajnuarit pajisen me certifikatë nga Ministria e Punës. Në vendin tonë funksionojnë 10 qendra publike të formimit profesional, në të cilat çdo vit trajnohen rreth 10 mijë persona.

Një pjesë e konsiderueshme rreth ¼ e të trajnuarve dhe çertifikuarve në qendrat e formimit profesional janë me arsim të lartë. Nёpёrmjet formimit profesional synohet integrimi kryesisht i punёkёrkuesve tё papunё nё tregun e punёs, por ky shёrbim u ofrohet edhe personave tё tjerё qё synojnё tё rrisin aftёsitё e tyre nё pёrputhje me nevojat e tregut tё punёs.

Mbi 40% e personave qё pёrfundojnё kurset e formimit pranё qendrave publike tё formimit profesional punësohen menjëherë pas përfundimit të kurseve dhe politikat e Ministrisë së Punës synojnë që kjo shifër nё tё ardhmen tё rritet dhe të arrijë ato të BE.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.05.2013

Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)