SARANDE - Një tërmet me intensitet 7 ballë është shënuar pas mesnate në rrethin e Sarandës në zonën kufitare me Greqinë, por deri tani nuk raportohen dëme materiale.

Lajmi bëhet i ditur nga Shërbimi Sizmiologjik, sipas të cilit lëkundja e parë dhe më e forta është shënuar në orën 02:54, 5.1 shkalla Rihter dhe epiqendra ka qenë në Konispol, në kufi me Greqinë. 

Tërmeti në epiqendër ka shënuar intensitet 7 ballë, ndërsa është ndjerë me intensitet 6 ballë në zonat e banuara të fshatrave të Konispolit, 5 Ballë në Sarandë e Delvinë dhe 4 Ballë në Gjirokastër. Pas goditjes së parë ka pasur edhe dy - tre të tjera më të lehta.

Tërmeti konsiderohet nga sizmiologët i fortë, por fatmirësisht epiqendra ka qenë në një zonë të pabanuar. Në fshatrat e Konispolit ku janë ndjerë edhe lëkundjet me te medha deri tani nuk raportohen shtepi apo objekte te tjera te demtuara.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)