SIDNEJ - Një tërmet me magnitudë 8 gradë të shkallës rihter që ndodhi gjatë natës në brigjet e ishujve Salomone të oqeanit Paqësor, ka shkaktuar të paktën 5 të vdekur, mes tyre një fëmijë, si dhe 3 të plagosur. Të paktën ky është bilanci i parë i dhënë nga spitali lokal. Sisma u regjistrua në 12: 12 minuta, me orën lokale (2: 12 me orën tonë)

Agjencia japoneze e Meteorologjisë dha alarmin për mbërritjen e tërmetit në brigjet lindore të Japonisë rreth orës 16: 40 me orën lokale (8: 40 me orën tonë) si dhe në orën 17:00 (09:00 me orën tonë) të një cunami të shkaktuar nga lëkundjet e forta që ishin regjistruar disa orë më parë në ishujt Salomone.

Agjencia mbajti një konferencë për median për të saktësuar se ishujt e prefekturës Okinawa do të jenë të parat që do të preken nga dallgë jo normale deri në 50 cm dhe që më pas do të mbërrijë në brigjet e Hokkaido deri në Kyushu të Japonisë.

Një e tërmet i fuqishëm me magnitudë 8 ballë të shkallës righter ka goditur jashtë në Ishujt Solomon në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar një cunami "potencialisht shkatërrues".

Edhe qendra e Paqësorit për Alarme paralajmëroi ardhjen e cunamit. Sipas ekspertëve të qendrës cunami mund të ketë dallgë rreth 1 metër të lartë dhe mund të jetë shkatërruese pranë epiqendrës së tërmetit.

(bm/sg/shqiptarja.com)