Tërmetet që shkatërruan disa qytete në Itali e që lanë të vdekur qindra njerëz e qindra të tjerë të plagosur ka prekur edhe komunitetin shqiptarë që jeton në këto zona, ku një murgeshë ka shpëtuar falë ndërhyrjes së një punonjësi të emergjencave.
 
Në një rrëfim, motër Mariana ka treguar më shumë detaje se si arriti të dilte e gjallë nga rrënojat e tërmetit, ku thotë se kjo u arrit falë ndërhyrjes së një eksperti të emergjencash.
 
Siç raportojnë mediat italiane, motër Mariana është ende nën shok nga ngjarja e ndodhur dhe është e tronditur, ndërkohë që tregon sesi e ka ndjerë tërmetin që goditi për disa sekonda vendin ku po qëndronte.
 
Unë kam qenë në katin e fundit, në të tretën. U përpoqa të dal nga dhoma, pastaj u ktheva përsëri në shtëpi. U fsheha nën krevat dhe dëgjova zërin e një djali i cili kishte dëgjuar britmat e mia për ndihmë. Ai më shpëtoi. Jeta ime ishte e rrezikuar po të mos më shpëtonte. Ai bëri një akt heroik dhe Zoti do ta shpërblejë për këtë”, ka thënë 32-vjeçarja, e cila ishte në manastirin e saj “Don Minozzi” me pushime.

Kur e kuptova se ishte tërmet dhe pashë se gjithçka ishte në kolaps, fillova të trishtohesha. Instinkti i parë ishte të dilja jashtë, në oborrin e manastirit, por skena ishte apokaliptike. Nuk kishte asnjë kalimtar që t’i kërkoje ndihmë. U ktheva në dhomë për t’u veshur, sepse ndjeja ftohtë. Pashë dollapin të shembur, gërmova mes mbeturinave per te gjetur celularin dhe mora rrobat. Por godina vazhdonte të shkërmoqej, ne kete kohe u fsheha nën krevat”, vijon rrëfimin e saj murgesha shqiptare.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)