Tërmeti ''apokaliptik’', 24 orë më vonë:
Qytezat e shndërruara në ''fantazmë''

Tërmeti ''apokaliptik’', 24 orë më vonë:<br />Qytezat e shndërruara në ''fantazmë''
Ndërsa koha kalon dhe forca të shumta po punojnë nën gërmadha, pamje të reja tregojnë sesi zonat më të goditura të Amatrices, Akumoli dhe Arkuata janë shndërruar në rrënoja. Pamjet e transmetuara nga mediat italiane tashmë flasin për qyteza fantazma.

Shtëpi, Rrugë, shkolla, spitale, kisha tashmë janë thjesht grumbuj gurësh ku ende shpresohet se do të dëgjohet ndonjë zë qe kërkon shpëtim. Pluhuri,rrënojat dhe trishtimi ka pushtuar qendrën e Italisë dhe jo vetëm. Shumë prej të mbijetuarve ndonëse të shokuar tregojnë orët e tmerrit duke rikujtuar sekondat fatale që u morën jetën qindra personave. Vetëm 24 orë pas tërmetit fatal banorët e Arkuata del Tronto një nga zonat më të prekura ka gjetur forcën të mendojë për të ardhmen.

Kryetari i bashkisë Aleandro Petrucci thotë se njerëzit duan të ndërtojnë shtëpitë e tyre aty ku ishin.

Pas tërmetit të vitit 2009 në Akuila shumë prej ndërtesave të rikonstrukturuara duhej të rezistonin por kjo gjë nuk ndodhi dhe një cështje tillë pritet të hapë shumë debate në vend.

Por për momentin vëmendja është përqëndruar te kërkimet nën rrënoja,ndihma për të plagosurit dhe sigurisht shpresa për të gjetur ende persona të gjallë. Shumë prej banorëve shprehen se netët e ankthit të frikës dhe dëshpërimit do të jenë të gjata.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm