Tërmeti, babai i Marisol në karrocë
përkëdhel foton e vajzës së vdeku

Tërmeti, babai i Marisol në karrocë<br />përkëdhel foton e vajzës së vdeku
Thuajse i izoluar nga pjesa tjetër e botës, babai i viktimës më të vogël të tërmetit në Itali ishte sot në ceremoninë masive të zhvilluar për 35 viktimat në Arquata del Tronto.
 
Marisol, vetëm 18-muajshe ndodhej në shtëpinë e pushimit në Pescara del Tronto kur nga lëkundjet e tërmetit gurët që kanë rënë mbi krevatin e saj i morën jetën.
 
Në arkivolin e saj të bardhë, njëlloj me atë të vogëlushes Giulia, Marisol ndodhej në ceremoninë e organizuar sot, por ajo ndryshe nga 34 viktimat e tjera nuk do të varroset menjëherë. Marisol pret puthjen e fundit të nënës së saj Martina Turco, dhe babait Massimiliano Piermarini.
 
Martina është ende në spital. Burri, me më pak lëndime, në karrocë invalidësh dhe duke përkëdhelur fotografinë e vogëlushes, ishte i pranishëm në ceremoninë solemne të zhvilluar sot. Ata kanë vendosur që e vogla Marisol të përcillet nga kjo botë nga të dy prindërit.

papa di marisol

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni