Tërmeti, banorët e Cërrikut pas
2 vitesh ende pa u dëmshpërblye

Tërmeti, banorët e Cërrikut pas<br />2 vitesh ende pa u dëmshpërblye
Prej 17 muajsh banorët e qytetit të Cërrikut nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga qeveria për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, ku shumë banesa u dëmtuan duke rrezikuar jetën e banorëve.

Sipas banorëve shenjat e tërmetit janë akoma në shtëpitë e tyre, mure të çarë e tavane të krisura dhe deri më sot shprehen ata asnjë ndihmë apo shpërblim nga qeveria nuk është dhënë. 

cerrik

50 apartamente në Cërrik u dëmtuan rëndë dhe nga vlerësimet paraprake, shumë prje tyre u quajtën të pabanueshme.
 
Banorët shprehen se ka familje që prej 17 muajsh janë larguar nga banesa, për shkak të frikës, ndërsa ata që jetojnë ende aty ndihen të frikësuar nga rreziku i ndonjë tërmeti. Sipas tyre asnjë nga institucionet shtetërore nuk u jep siguri nëse shtëpitë e tyre janë të banueshme.

Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska shprehet se është e vërtetë që banorët e dëmtuar nga tërmeti prej 17 muajsh nuk janë dëmshpërblyer për dëmet që iu janë krijuar. Ai shtoi se po bëhen të gjitha përpjekjet me qeverinë dhe institucionin e Emergjencave Civle, në mënyrë që të vlerësohet fondi për familjet e prekura nga tërmeti. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos