Të gjitha shpenzimet për kthimin në Shqipëri të trupit të pajetë të Erjon Toros, të riut që humbi jetën pas termetit që perfshiu zonën e Amatrices në Itali, do të mbulohen nga qeveria shqiptare.
Gjithçka është konfimuar nga Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi, e cila ka shkuar pranë familjes së Erjon Toros në fshatin Kurjan.
Bufi i ka bërë me dije familjarëve të 33-vjeçarit se vetë kryeministri Rama dhe ambasada shqiptare në Romë, janë duke u marrë me gjithë procedurën e nevojshme për të kthyer sa më parë në atdhe trupin e pajetë të Erjonit, ndersa pritet që shumë shpejt të bëhet e ditur edhe dita e kthimit të tij.
Kjo vjen pas kërkesave të familjarëve për kthimin sa më parë të trupit të pajetë të djalit të tyre në Shqipëri, për ta përcjellë atë për në banesën e fundit.
Erjon Toro humbi jetën pak ditë më parë nën rrënoja, pas lekundejve të tokës që përfshinë qytetin ku ai jetonte dhe punonte së bashku me familjen e tij.
Nga tërmeti u plagos bashkëshortja e Erjonit dhe dy vajzat e tij të mitura, të cilat fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com