Tërmeti në Amatrice,dashuria mposht
dhimbjen, qeni s'e braktis të zotin

Tërmeti në Amatrice,dashuria mposht<br />dhimbjen, qeni s'e braktis të zotin
Janë të shumta imazhet e fotografuara nga zonat e tërmetit në Italinë Qendrore. Vendi tërësisht i shkatërruar dhe dramë në sytë e atyre që kanë humbur gjithçka. Por mes dhimbjes dhe bilanceve tragjike ka edhe disa pamje që ofrojnë sadopak shpresë.

Antonio Putini fle në krevatin e tij në një spital të improvizuar në palestër aty ku shumë të dëmtuar nga tërmeti janë strehuar. Por ajo që bën përshtypje në këtë rast është prezenca e një qeni pranë krevatit të 97-vjeçarit. 
 
Dora e tij e lodhur e mbështetur  nuk i fsheh 97 pranverat e tij, që ja bëjnë më të vështirë përballimin e kësaj tragjedie. Por ai nuk është vetëm. një qen i vogël qëndron afër këmbëve të tij. Ai nuk është i lidhur dhe mundet të largohet, por si duket ka përzgjedhur të vëzhgojë të zotin në çdo moment.

Por kjo historia nuk është e vetmja që e ka fokusin tek marrëdhënia midis qenit dhe të zotit. Një video e publikuar tregon përqafimin e zjarrtë midis qenit dhe të zotit që gjejnë njëri-tjetrin pas tërmetit të frikshëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni