Tërmeti në Itali, aktorja 9 orë
nën gërmadha, nxirret e gjallë

Tërmeti në Itali, aktorja 9 orë<br />nën gërmadha, nxirret e gjallë
Aktorja italiane Alexandra Filotei është një ndër të mbijetuarit në Pescara del Tronto, pas tërmetit shkatërrues që mori jetën e qindra personave, në të gdhirë të 24 gushtit.
 
48-vjeçarja qëndroi gjatë nën rrënojat e shtëpisë së prindërve të saj, e cila u shkatërrua tërësisht nga tërmeti. Pas 9 orësh, grupet e shpëtimit arritën ta nxirrnin të gjallë nga rrënojat.
 
Pasi u dërgua në spital, aktorja rrëfeu se i kishte mbajtur sytë mbyllur gjatë gjithë kohës që qëndroi nën gërmadha.
“Kisha frikë nga ajo që do të shikoja. Ndjeja erën e gazit dhe thosha me vete, më mirë të vdes kështu, të paktën nuk do marr vesh asgjë”- është shprehur aktorja.
 
Alexandra Filotei kishte shkuar në shtëpinë e prindërve në Pescara del Tronto, për të kaluar disa ditë pushimi.
 
Nën gërmadhat e shtëpisë humbi jetën nëna e saj Ada, ndërsa babai Martino është plagosur dhe ndodhet në spital në Perugia. Fatmirësisht dy fëmijët e aktores kanë shpëtuar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet