Një shqiptar ka humbur jetën nga termeti që goditi Italinë mëngjesin e së mërkurës. Sipas ministrisë së Jashtme, Erjon Toro është shqiptari i parë që ka humbur jetën, ndërsa janë identifikuar edhe 7 shqiptarë të tjerë të plagosur.

Toro, i moshës 32 vjeç, jetonte prej disa vitesh në zonën e Amatrises së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët.Sipas informacioneve që Report Tv disponon edhe bashkëshortja e tij me E.Toro ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Sipas burimeve, ajo ka pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit dhe ende mbetet në rrezik për jetën.

Në të njëjtin spital me të janë edhe dy vajzat e tyre të mitura 5 dhe 3 vjeçe, por fatmirësisht pa dëmtime serioze.

Erjon Toro kishte afro 15 vite që jetonte në qytezën e Amatricies dhe vitet e fundit ai kishte ndërtuar edhe familjen e tij aty.

Erjon Toro ka emigruar në Itali që në moshën 18 vjeccare dhe që në fillim u vendos në qytezën Amtricias. Vitet e fundit ai punonte në ndërtim dhe njihej në zonë si një djalë i qetë dhe i respektueshëm. Erioni ishte djali i vetëm i familjes Toro. Ai kishte tre motra, dy prej të cilave emigrante në Greqi, ndërsa prindërit e moshuar jetojnë vetëm në fshatin Kurjan të Fierit.

Ndërsa 6 të plagosurit e tjerë aktualisht janë duke marrë ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
 
Sipas po të njëjtave burime mësohet se të plagosurit që ndodhen në spitalin Gemelli të Romës, janë Xhesika Hasani, Sara Hasani, Romina Duro, Lori Duro dhe Hatixhe Hasanaj. Ndërkohë në spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën Xh.T.

2 
(Në foto shqiptari që humbi jetën nga tërmeti)

Ndërkaq në zonën e prekur nga tërmeti ka zbarkuar i gjithë stafi i Ambasadës Shqiptare në Romë në mbështetje të të cilëve kanë shkuar edhe shumë pjestarë të komunitetit shqiptarë.

​Punonjësit e ambasadës janë duke kërkuar në terren dhe verifikuar në spitale për tu ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti dhe për të identifikuar nëse ka shqiptar të tjerë të prekur nga kjo tragjedi.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com