Tërmeti që lëkundi Janinën dhe Jugun e Shqipërisë ka krijuar panik te banorët e zonës, gjendje që nuk ka kursyer edhe lojtarin e përfaqësueses sonë Andi Lila, i cili ndodhej në Greqi në atë moment. 
 
Lila ka shkruar në profilin e tij në facebook se është një natë shumë e vështirë për shkak të tërmeteve dhe i është lutur zotit për ndihmë.
 
Lila aktivizohet te skuadra e qytetit të Janinës dhe në momentin kur u ndjenë lëkundjet e tërmetit ndodhej në hotel së bashku me gruan dhe djalin e vogël.
 
“Very very difficult night for our city Ioannina from the earthquakes...God help us 🙏🏻🙏🏻🙏🏻Nate shume e veshtire ne Janine nga termetet....Zoti na ndimofte🙏🏻🙏🏻🙏🏻
Duskolh nyxta sta Ioannina. O theos na bohthse!”, ka shkruar futbollisti. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com