Tërmeti që tronditi Italinë, më i forti
që ka goditur vendin që prej vitit 1980

Tërmeti që tronditi Italinë, më i forti<br />që ka goditur vendin që prej vitit 1980
Tërmeti i fuqishëm i cili tronditi Italinë Qëndrore mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.5 ballë, është një nga goditjet më të forta që ka prekur Italinë që prej vitit 1980.  

Gjatë orës 7:40, sipas faqes së internetit USGS, u raportua për një goditje me magnitudë 7.1 ballë, po më pas median italiane shkruan se magnituda e tërmetit ishte 6.5 ballë.

Tërmeti i sotëm që tronditi Italinë Qëndrore, është më i fortë se ai që goditi, Aquila-n në vitin 2009, ku ky i fundit ishte 5.9 ballë i shkallës Rihter.
 
Tërmeti i vitit 1980 që goditi Italinë rëndë, ka pasur epiqendër Irpinia-n, ishte me magnitudë 6.9 ballë, dhe ka shkaktuar rreth 4900 viktima. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin