Tërmeti, Renzi: Po punojmë që atyre
që janë gjallë t'ua kthejmë shpresën

Tërmeti, Renzi: Po punojmë që atyre<br />që janë gjallë t'ua kthejmë shpresën
Në këto çaste të vështira, ku një tërmet i rëndë ka goditur Italinë dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, ka plagosur shumë të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, Kryeministri Italisë Matteo Renzi  i ka dërguar një mesazh popullit italian.

Përmes mesazhit Renzi  bën të ditur se puna po vazhdon dhe prioriteti ynë është të kërkojmë në gërmadha. Ai shprehet se Italia di ti përballojë momentet e vështira dhe se po përpiqemi tu kthejmë shpresën atyre që janë gjallë.

Deklarata e Matteo Renzi
Unë do të doja që  mendimi i parë në këto momente të shkojë  në familjet e viktimave, të cilët humbën një djalë, për ata që kanë humbur një prind, për ata të cilët humbën një vëlla apo një mik. Italia mban zi për bashkëqytetarët e tyre dhe ti tregojë  të gjithë botës, lotët e dhimbjes, por edhe vullnet të fortë dhe bujari. Puna po vazhdon dhe  prioriteti ynë të kërkojmë në gërmadha. Ne po punojmë që atyre që janë gjallë tua kthejmë shpresën dhe po marrim masa urgjente për orët në vijim.  Unë do shkoj në zonat e prekura dhe do bëhemi gati për gjendje emergjente.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com) 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm