Të shtënat në stadium, Sula qëlloi
me pistoletë, Akuza: Ishte lodë

Të shtënat në stadium, Sula qëlloi<br />me pistoletë, Akuza: Ishte lodë
TIRANE- Deputeti i PD Dashnor Sula ka hyrë i armatosur në dhomat e zhveshjes së albitrit dhe vëzhguesit të federatës, ku dhe ka qëlluar disa herë me pistoletën që mbante në dorë. Vendi se ku ka hapur zjar ka qënë banja e dhomës së zhveshjes, duke sjellë një kërcënim dhe presion të hapur ndaj albitritrave të ndeshjes, me qëllim favorizimin e skuadrës së Peqinit, gjatë zhvillimit të ndeshjes sportive me ekipin e Flamurtarit të Vlorës. Pas kësaj, deputeti Sula ka ngjitur shkallët e stadiumit duke u përqëndruar në tribunën VIP. Mirëpo në momentin kur albitri i ndeshjes ka akorduar një penallti për ekipin e Shkumbinit dhe ajo është shdëruar në gol nga njeri prej lojtarëve, sërisht deputeti Sula ka qëlluar me pistoletën lodër që e mbante me vete. Sipas burime pranë grupit hetimor të kësaj çështje ajo që është më shqetësuese është se në dhomën e albitrave dhe vëzhguesit të federatës Astrit Mema qëndronin tre policë të komisariatit të Peqinit. Këta të fundit edhe pse nuk lejohet të hyjë në këto ambjente asnjë person i autorizuar, kanë lejuar deputetin Sula dhe shefin e klubit sportiv të Shkumbinit, që të hyjnë në dhomë dhe tu bëjnë presion albitrave.Tre efektivat e policisë skanë reaguar edhe kur kanë dëgjuar të shtëna me armë brenda në dhomë, duke treguar një indiferentizëm dhe një skenar të hollësishëm që siçc duket ishte hartuar nga drejtuesit e klubit të Shkumbinit, përfshirë këtu dhe tifozin VIP të kësaj skuadre deputeti Dashnor Sula. Ndërkohë që prokuroria dje ka vërtetuar se arma ishte lodër, ndërkohë që tre albitrat e ndeshjes dhe vëzhguesi i federatës gjatë marjes në pyetje skanë pranuar të bëjnë kallëzim penal.
RELACIONI I MEMES
“Rreth një orë përpara fillimit të takimit kanë hyrë në dhomën e arbitrave 4 civilë. Vëzhguesi i takimit Astrit Mema i ka thënë që të largohen. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe delegati i ndeshjes Petrit Brahja, i cili i ka urdhëruar të dalin jashtë. Njëri nga ata, që ishte Dashnor Sula futet në tualetin e dhomës dhe aty dëgjohet një krismë. Më pas, ky person largohet nga ambientet tona duke bërtitur. Gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk kemi patur asnjë problem. Në përfundim të ndeshjes, Sula ka sjellë një pistoletë për ta lënë aty, ndërsa delegati i ka thënë që ta marrë me vete. Pasi kemi lëshuar një deklaratë për policinë jemi larguar”-thuhet në relacionin e përfaqësuesit të federatës.

BATUTAT TE LIGJET

Komisioni i Ligjeve nisi punimet mes batutave dhe seriozitetit të deputetit të Partisë Socialiste Bashkim Fino dhe deputetin demokrat Dashnor Sula në lidhje me incidentin në fushën e stadiumit të Peqinit, kur mes ndeshjes së futbollit Shkumbini- Peqini janë dëgjuar të shtënë me armë. Bashkim Fino kërkoi largimin e Sulës nga Komisioni i Ligjeve, për atë që kishte bërë në ndeshjen me Shkumbinin. Nga ana e tij, Sula mohoi se ka shtënë me armë duke akuzuar Finon se po shpifni dhe i etiketoi si “hajdutë”. Debati është shënuar para se në komision të niste diskutimi për pr/ligjin për hetimin e akuzave të Dik Marti si dhe të pronave.
Fino nis me batutat
Fino: Edhe pse nuk ishe në komision, kryetarit ja tregova foton.
Sula: Po rri o Fino, mos fillojmë kot debate. 
Fino: Jo, jo unë i propozoj kryetarit ta heqim Dashnor Sulën nga Komisioni i Ligjeve
Sula: S’jam si ju hajdutë që vidhni dhe nuk jepni dorëheqje
Mos më detyro ti kthehem 24 korrikut që çuat policinë në Lazarat
Fino: Thuaje çke për të thënë
Sula: Po lërë tani
Fino: Se bëre mirë, kaq të them. Shkove dhe gjuajte me pistoletë, nuk ke turp.
Sula: Se kam bërë kurrë, nuk kam qëlluar
Fino: Do ta nxjerrë federata
Sula: Jam mësuar të dëgjoj të shpifni, ku vajti plumbi këto janë çmendurira
Tritan Shehu: Mos bjer pre e socialsitëve
Sula: Jo jo nuk bie pre.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë