Të vrarët e 21 janarit
"Njerëz të Vitit"

Të vrarët e 21 janarit <br />"Njerëz të Vitit"
TIRANE- Katër demonstruesit e vrarë më 21 janar 2011 nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha janë shpallur Njerëzit e Vitit në anketën e gazetës Tema. Për dhjetë ditë rresht lexuesit kanë votuar në anketën Njeriu i Vitit 2011 dhe kanë dhënë votat me një diferencë të ndjeshme për katër të vrarët e 21 janarit. I dyti pas tyre është lideri i opozitës, Edi Rama, dhe i treti si surprizë, drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Mobilizimi i fansave të tij online, sidomos dy ditë më parë, rriti ndejshëm diferencën e tij me Edi Ramën, duke kaluar në disa momente dhe para tij. Interesant është dhe rivaliteti mes Dritan Priftit dhe Sali Berishës, njëri si denoncues dhe tjetri si i denoncuar i madh i këtij viti. Nga shoqëria civile në krye të listës qëndron Flora Hanelli, pedagogia që u bë e njohur për betejën e saj me Lulëzim Bashën gjatë një takimi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në mes të fushatës elektorale, ndërsa gazetari Artan Hoxha përfaqëson gazetarët dhe punën e tyre gjatë vitit 2011. Votuesit kanë dominuar po ashtu presidentin Bamir Topi, Albin Kurtin dhe eurodeputeten Tanja Fajon, e cila ka rol kyç në procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?