Tabaku: Aqif Rakipi kërkoi prej dy vjetësh të takojë Bashën dhe u refuzua! Kryedemokrati është modeli politikë më i miri në PD

Tabaku: Aqif Rakipi kërkoi prej dy vjetësh të takojë Bashën dhe u refuzua! Kryedemokrati është modeli politikë më i miri në PD

Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka deklaruar se ish-kryetari i PDIU-së Aqif Rakipi prej dy vjetësh i është ofruar kryetarit Lulzim Basha për t’u bashkuar me PD-në, por sipas saj kryedemokrati e ka refuzuar. E ftuar në "Shqip", Tabaku tha se Basha e refuzoi dhe pas kësaj ai futi të birin, Orlando Rakipin në Partinë Socialiste, ku doli edhe i treti me më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo sipas saj, mjafton për të kuptuar ndryshimin mes PD dhe PS.

"Aqif Rakipi ka tentuar për dy vjet të takojë kryetarin e Partisë Demokratike dhe ai nuk pranoi. Ndërkohë që Edi Rama i mori këta persona i futi në listën e PS-së. Rakipi është jashtë Parlamentit me një kërkesë që kemi çuar ne, sepse ne jemi ndryshe, nuk jemi njësoj. Dhe e kemi treguar që jemi ndryshe. Dhe më vjen shumë mirë që e kemi treguar me fakte. Kemi treguar që nuk bëjmë kompromise për pushtetin. Ndërkohë që nga pala tjetër ne shohim një kompromis për pushtetin, me dy personazhe që tregojnë faqen më të keqe të Shqipërisë, Doshin dhe Rakipin. Unë nuk i di detajet, di që është vetëofruar dy vjet me radhë për të takuar Bashën. Basha nuk e pranoi dhe ka treguar një vullnet të jashtëzakonshëm që nga 2016-ta dhe deri më sot, për luftën e dekriminalizimit që është një betejë që askush nuk ia heq dot PD-së dhe është një betejë që e pastroi Parlamentin", tha Tabaku.

Në një kohë kur brenda PD-së ka nisur "lufta" me zëra që kanë dalë kundër Bashës, për Tabakun ai është modeli politik më i mirë në PD.

“Basha nuk ka nevojë të lavdërohet, ashtu sikurse bëjnë zonjat e PS për liderin e tyre. Por e meriton të vlerësohet. Për mënyrën e komunikimit, për punën që ka bërë. Për faktin që ka bërë disa beteja që mund të mos jetë të dukshme dhe nuk kanë sjellë vota nga pikëpamja elektorale, por dekriminalizimi dhe lufta ndaj drogës janë të gjitha beteja të tij personale.

Është një vlerë dhe një standard i tij që të mos bëjë marrëveshje për pushtetin me këdo. Ai ka sjellë qytetari jo vetëm në PD por edhe në politikë. PD çdo katër vite ka një proces zgjedhjesh të brendshme menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme. Është një proces rutinë. Mendoj që tani është moment për të qenë më të bashkuar se kurrë. Unë mendoj se modeli i PD në politikë, është më i miri", tha Tabaku.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 11/05/2021 10:17

    Kjo i ka syte si te personave qe vuajne nga semundje mendore .Mendoj qe nuk ben seks mjaftueshem se e shoh gjithmone te trishtuar .

    Përgjigju
  • Emigrant: 11/05/2021 06:20

    Zonj e nderuar pyet nje here bashen sa e shiti nje vend te sigurt te deputetit sepse nga gojet e liga ne lushnje nje vend deputiti esht shit 500 mij euro

    Përgjigju
  • Babale: 11/05/2021 00:02

    Babale Tabaku bythbardhaku

    Përgjigju
  • goni: 10/05/2021 22:49

    dorezoni mandatet ,qe te na mbushni mendjen qe jeni ndryshe ....te tjerat jane dokrra...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja