Tabaku citon treguesit e FMN: Ekonomia në krizë, qeveria po varfëron qytetarët për të pasuruar klientët

Tabaku citon treguesit e FMN: Ekonomia në krizë, qeveria po varfëron qytetarët për të pasuruar klientët

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se po varfëron qytetarët, për pasurimin e klientëve. Me një postim në Facebook, teksa citon pjesë nga raporti i FMN, Tabaku shkruan se qeveria po dështon në meanxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet. Sipas Tabaut, edhe investimet e bëra nga qeveria janë jo efikase dhe qytetarët dhe ekonomia nuk po fitojnë prej tyre.

Ajo u ndal edhe te PPP , ku tha se situata është në kufijtë e çmendurisë, pasi ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual "duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë".

"Simptomat e një ekonomie në krizë, sipas FMN. Qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave. Qeveria po dështon tek shpenzimet, investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre. Me pak fjalë #investimet nuk prodhojnë rritjen e dëshiruar ekonomike, rritjen e punësimit dhe një shëndet më të mirë të ekonomisë. Situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë. Borxhi Publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit. Më e rënde situata me shqiptarët që do të paguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë! Transparenca me kontratat, me vendosjen e politikave fiskale dhe ligjeve kanë ndikuar në krijimin e një klime armiqësore me biznesin dhe taksapaguesit por mbi të gjitha që vendosin në pikëpyetje buxhetin në lidhje me PPP. Mungesë e plotë transparence se sa nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për shqiptarët gjatë pandemisë dhe sa i kanë shkuar në xhep koncesionarëve. Mungesë e plotë transparence për fondet e rindërtimit ndërkohë që gjasat janë që keqpërdorimi është disa milionësh. Ndërkohë që lufta kundër informalitetit ka prodhuar një ekonomi edhe më shumë informale", shkruan Tabaku.

Po ashtu, sipas saj, shenjat tregojnë se rritja e çmimeve do t' bëjë edhe më shumë të ardhurave të shqiptarëve që, Tabaku thekson se do të bjerren nga pesha e inflacionit.

"Shenjat tregojnë se rritja e çmimeve do t’i bëj edhe më shumë dëm të ardhruave të shqiptarëve që do të bjerren nga pesha e inflacionit dhe rritjes së çmimeve. Shqipëria e Ramës është ajo e varfëruar, me korrupsion, buxhet të shndërruar në portofolin e koncesionarëve dhe oligarkëve. Kjo nuk është qeveria e qytetarëve por e oligarkëve që abuzojnë në kurrizin dhe nga djersa e qytetarëve", shton Tabaku.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari