FMN kundër uljes së TVSH për ushqimet: S'përkthehet në ulje të çmimeve! Kriza energjetike, subvencionet të fokusohen vetëm tek familjet në nevojë

Fondi Monetar Ndërkombëtar është kundër uljes së TVSH për produktet e shportës, pasi nuk do të sillte ulje të çmimit. Sipas FMN nuk duhet të bëhen më ndërhyrje në sistemin tatimor, pasi po gërryhen të ardhurat. sa i takon krizës energjetike institucioni ndërkombëtar thotë se duhet të mbështeten familjet në nevojë.

Shefja e FMN në Shqipëri, Yan Sun është shprehur kundër uljes së TVSH-së për ushqimet, kërkesë kjo e PD ndaj qeverisë me arsyetimin se do të sjellë ulje të çmimve për produktet e shportës për shqiptarët. Por për FMN ulja e TVSH nuk do të përkthehet në ulje të çmimeve dhe të njëjtin argument ka dhënë edhe kryeministri Edi Rama para disa ditësh ku u pyet për propozimin e PD që TVSH e produkteve të shportës të ulet nga 20% në 6%.

‘Ne vazhdojmë si FMN të këshillojmë, kundër ndryshimeve të përkohshme të sistemit tatimor pasi kanë gërryer bazën tatimore. Ulja e TVSH-je s’do të përkthehet në ulje të çmimeve”, tha ajo.

Në lidhje me krizën energjetike që ka përfshirë botën, FMN tha se duhen mbështetur familjet në nevojë.

 “Ne e shohim rritjen e çmimeve të energjisë në mënyrë transitore, dhe duhet të mbështeten më shumë ata që preken më shumë nga rritja e çmimeve. Jemi kundër subvencioneve me bazë të gjerë. Konsumatorët familjar që duhet të mbështeten më shumë nga buxheti i shteti. Familje me të ardhura të ulta duhet të jenë në fokus të subvencioneve. Duhet targetuar mbështetja”, tha ajo.

Shefja e misionit për Shqipërinë të FMN-së, Yan Sun vuri theksin te rritja e transparencës në shpenzimet publike dhe këto shpenzimet të orientohen tek qytetarët. Ajo theksoi se rreziqet fiskale janë në rritje dhe se duhet menaxhuar më mirë si PPP dhe garancitë shtetërore. Një theks të veçantë i vuri edhe luftës ndaj korrupsionit dhe forcimit të sundimit të ligjit.  

“Ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri pas tërmetit dhe pandemisë. Masat e qeverisë kanë qenë efektive dhe i kanë hapur rrugën rimëkëmbjes. Ne presim rritje ekonomike këtë vit 7.8%, dhe 3% në vitin e kaluar. Ka rritje të çmimet të energjisë që është rrezik. Sfidat janë 2, investimi në mënyrë efikase tek njerëzit dhe ekonomia dhe të përmbyllet rindërtimi, të mbyllet rreziku fiskal dhe të ulet borxhi publik. Rimëkëmbja duhet të përdoret për të arritur konsolidimin fiskal. Duhet zgjeruar baza tatimore dhe për të eliminuar shmangiet tatimore. Presim që strategjia afatmesme buxhetore të bëhet funksionale në vitin 2022. Duhet të rritet cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Për investimet ambicioze, duket të moderohet nga financimi i buxhetit dhe shpenzimet të orientohen tek qytetarët. Rreziqet fiskale në rritej, si PPP, garancitë shtetërore apo ndërmarrjet shtetërore duhet të menaxhohen më mirë. Mbështetja fiskale vjen duke u ulur por politika monetare duhet të jetë lehtësuese. Duhet të forcohen përpjekjet për të sunduar ligji, të eci reforma ligjore dhe të luftohet më tej korrupsioni”, tha Shefja e misionit për Shqipërinë të FMN-së, Yan Sun.

Gjithashtu FMN kërkon ndalimin e ndryshimit të buxhetit me akte normative.

"Ndryshimet që lidhen me hartimin e zbatimin e ligjit organik të buxhetit duhet të bëhen përmes procedurave parlamentare dhe përdorimi i akteve normative për ndryshimin e buxhetit brenda vitit, përveç rrethanave emergjente duhet të ndërpritet", ka thënë shefja e misionit të OSBE.

Këto deklarata u bënë gjatë konferencë online që FMN zhvilloi me Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.  Guvernatori Gent Sejko tha se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe lëndëve të para kanë sjellë rritje të inflacionit, por që do të ketë efekt kalimtar.

“Rritja ekonomike më e lartë se parashikimet tona. Në këtë rritje kanë ndikuar vaksinimi, përmirësimi i gjendjes së biznesit dhe i qytetarëve kanë mbështetur rritjen e konsumit dhe të eksporteve.  Ka pasur reduktim të kredive me probleme dhe konsolidim të sektorit bankar. Rritja e çmimeve të ushqimeve, çmimit të energjisë si dhe e lëndëve të para kanë sjellë rritje të inflacionit. Efekti i rritjes së çmimeve do të jetë kalimtar, por është element shtesë pasigurie. Rritja e çmimeve në vijim do të kërcënonte ekonomitë botërore dhe ata shqiptare. Goditjet aktuale të ofertat nuk pritet të godasin në afatmesëm çmimet dhe nuk kërkojnë masa nga Banka aktualisht. Ekonomia në vitet në vijim do të jetë i ngadalë, por do të sigurojnë prodhim më të lartë, rritje punësimi, kthim të inflacionit në objektiv. Reduktimi i borxhit dhe konsolidimi fiskal do të rris mbrojtjen nga goditjet në të ardhmen”, tha Sejko.

Ndërsa ministrja e Financave, Ibrahimaj tha se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 7.6 %, ndërsa rreziku i rritjes së çmimeve janë të parashikuar në skenarin buxhetor.

“Rritja ekonomike këtë vit do të jetë 7.6% dhe jo 5.5%. Ndikim konsumi privat, rritja e investimeve dhe tregtia. Pasiguria është e lartë dhe rrezikon parashikimet e bëra. Çmimet e rritura janë rrezik dhe që janë të parashikuar në skenarin buxhetor”, tha Ibrahimaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:57
Ministria e Ekonomisë dhe Financave: Rritja ekonomike mbi parashikimin fillestar, mbështetet nga konsumi privat dhe investimet

1634050772_autoekonomiashqiptare600x32911624778599.jpg

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, parashikon që rritja ekonomike për vitin 2021 parashikohet që të jetë rreth 7.6 %.

Në konferencën e përbashkët me Shefen e Misionit të FMN-së, Yan Sun dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në përfundim të misionit të radhës mbikëqyrës, në kuadrin e Artikullit Katër të marrëveshjes, ministrja Delina Ibrahimaj tha se ekonomia shqiptare pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë, jo vetëm që i është rikthyer normalitetit, por të gjithë treguesit sinjalizojnë për perspektivë pozitive në vijim.

Ministrja u shpreh se për këtë vit pritet që rritja vjetore të rezultojë në nivele mjaft pozitive, madje konsiderueshëm mbi nivelin e parashikimit fillestar prej rreth 5.5 %. Ibrahimaj theksoi në fjalën e saj se vendi vitin e kaluar kaloi një prej recesioneve më të ashpra në dekada, me -4%.

“Momentalisht ne parashikojmë një rritje prej rreth 7.6 % për këtë vit. Ndërsa për periudhën afatmesme parashikojmë që ajo të stabilizohet rreth nivelit 4 %. Ne parashikojmë se një rritje e tillë në periudhën afatmesme do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat, ashtu edhe nga investimet. Tkurrja e PBB-së për shkak të pandemisë arriti kulmin në tremujorin e dytë të 2020-ës në rreth -11 % dhe tremujori i fundit u rikthye përsëri në terren pozitiv. Ndërsa i gjithë viti 2020 regjistroi një recesion prej minus -4 %”, deklaroi Ibrahimaj.

Ora 16:00
Guvernatori Sejko: Inflacioni do të ketë efekt kalimtar, në varësi të çfarë ndodh me çmimin e energjisë marrim masat me normën e interesit

Në konferencën e mbajtur me drejtuesit e misionit të FMN në vendin tonë, Guvernatori Gent Sejko deklaroi sot se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe lëndëve të para kanë sjellë rritje të inflacionit, por që sipas tij kjo situatë do të ketë efekt kalimtar.

Sejko tha se vendi ka pasur dhe do të ketë një rritja ekonomike më të lartë se parashikimet por që në fakt nuk ka sjellë punësim. Guvernatori garantoi se Banka e Shqipërisë do të marra masa me normën e interesit në varësi të asaj që do të ndodhë me krizën energjetike.

"Goditjet aktuale të ofertat nuk pritet të godasin në afatmesëm çmimet dhe nuk kërkojnë masa nga Banka aktualisht. Ekonomia në vitet në vijim do të jetë i ngadalë, por do të sigurojnë prodhim më të lartë, rritje punësimi, kthim të inflacionit në objektiv. Reduktimi i borxhit dhe konsolidimi fiskal do të rris mbrojtjen nga goditjet në të ardhmen. Nëse ne do të kemi një ndikim të fortë në inflacion, nëse ne do të shohim që rritja e çmimeve e naftës, energjisë, gazit apo tek të gjitha produktet e tjera ushqimore që ndikojnë në mirëqenien e popullatës, ne jemi të gatshëm të rishikojë qëndrimin e politikës monetare, nga politika lehtësuese në atë shtrënguese, ne do të shohim mundësinë e rritjes së normave të interesit"”, tha Sejko.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çeku: 12/10/2021 15:10

    Ne 2021 marrim akoma kshilla idjote nga FMN?? Pse disa vende ne ameriken latine jane rrenuar pasi ndoqen keshillat e FMN?? Venezuela pasi vuri ne doren e FMN fatin e buxhetit te saj, kapitulloi si ekonomi!!! Ekuadori mbasi largoi keshilltaret e FMN dhe nuk mori parasysh asnje orjentim, por ndoqi politika fiskale ne konsulte me ekonomistet e vendit, rriti punesimin, mblodhi me shume taksa evazive, rriti mireqenien e popullsise dhe ndermori investime publike ne te mire te komunitetit, pra te kunderten e asaj qe FMN kishte kshilluar. Akoma nuk e kemi kuptuar qe FONDI MONETAR NDERKOMBETAR eshte institucioni AD HOC per rrenimin e ekonomive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari