Tabaku i përgjigjet Ramës: Lodhesh me propagandë, por ta prish Veliaj! Bashkia e Tiranës blen 200 mln lekë ujë të pijshëm në vit për stafin

Tabaku i përgjigjet Ramës: Lodhesh me propagandë, por ta prish Veliaj! Bashkia e Tiranës blen 200 mln lekë ujë të pijshëm në vit për stafin

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi një video duke pirë ujë nga çezma, për të hedhur poshtë deklaratat se uji që i shkon qytetarëve, është i pakonsumueshëm.

Në Facebook, Tabaku ka publikuar foton e një kontrate, teksa shkruan se Bashkia e Tiranës blen 2 mln lekë ujë të pijshëm në vit për stafin.

"Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në çdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 2 mln lekë ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?", shkruan Tabaku.

Foto e publikuar nga Tabaku 


Lajmi kryesor:

Rama mban 'premtimin' që i bëri Tabakut, publikon videon duke pirë ujë nga çezma: Jorida, për të mirë! Deputetja publikon kontratën: Bashkia e Tiranës i blen stafit 2 mln lekë ujë të pijshëm në vit


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë