Sikurse paralajmëroi një ditë më parë nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama ka mbajtur 'premtimin' teksa ka publikuar një video duke pirë ujë nga çezma. Mesazhi i Ramës shkon për deputeten e PD-së, Jorida Tabakun, e cila tha dje se uji që sjellë Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë, nuk pihet.

"Sa i mirë, pini ujë Tiranë. Edhe ti Jorida, si tironse, duhet të pishë ujë Tirane", thotë Rama.

Kryeministri nuk e la me kaq, teksa gjatë inspektimit të shtëpive në rindërtuara në Lezhë, nuk hezitoi të pinte ujë nga çezma edhe atje.

"Ku e keni çezmën, të pi ujë çezme meqë thonë që nuk pihet uji i çezmës në Lezhë. Jorida për të mira!", u shpreh ai.

Tabaku i është përgjigjur duke publikuar në Facebook foton e një kontrate, teksa shkruan se Bashkia e Tiranës blen 2 mln lekë ujë të pijshëm në vit për stafin.

Ditën e djeshme, gjatë debateve në Parlament për marrëveshjen për një investim për ujësjellësin e Tiranës, Tabaku tha se cilësia e ujit në kryeqytet lë për të dëshiruar. E menjëhershme ishte edhe përgjigja e Ramës i cili i tha se do të publikonte video duke pirë ujë nga çezma, e madje i kërkoi Tabakut ta presë në shtëpi 'se do pi edhe aty ujë nga çezma dhe do e bëj video dhe do e hedh në Tik-Tok'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Tabaku i përgjigjet Ramës: Lodhesh me propagandë, por ta prish Veliaj! Bashkia e Tiranës blen 200 mln lekë ujë të pijshëm në vit për stafin

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi një video duke pirë ujë nga çezma, për të hedhur poshtë deklaratat se uji që i shkon qytetarëve, është i pakonsumueshëm.

Në Facebook, Tabaku ka publikuar foton e një kontrate, teksa shkruan se Bashkia e Tiranës blen 2 mln lekë ujë të pijshëm në vit për stafin.

"Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në çdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 2 mln lekë ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?", shkruan Tabaku.

Foto e publikuar nga Tabaku