Tabaku akuzon në Kuvend: Po preket Vjosa! Ministrja e Turizmit: Kur ka qenë PD në pushtet s'ka pasur asnjë zhvillim, ndaj votohemi për herë të tretë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka thirrur një interpelancë më ministren e mjedisit dhe turizmit Mirela Kumbaron. Deputetja e ka nisur fjalën e saj në foltoren e Kuvendit duke i hedhur akuza qeverisë se sa i përket ndërtimit pa leje në zonën e mbrojtur të lumit të Vjosës.

Tabaku gjithashtu i ka cilësuar këto ndërhyrje në zonat e mbrojtura me aferën e inceneratorëve gjë që e përsëriti shpesh në fjalën e saj.

Historia me aeroportin e Vlorës në zonën e mbrojtur dhe konsideruar peisazh natyror që nga viti 2004 nis katër vite më parë kur qeveria Rama paraqiti në kuvend një projektligj për ndërtimin e këtij aeroporti. 

Në 24 janar 2018 ky projektligj u shndërrua në ligj vetëm me votat e mazhorancës me procedurë të përshpejtuar; arsyeja e një urgjence të tillë nuk u bë tranparente. Vlen gjithashtu të theksohet se ky projektligj nuk është shqyrtuar nga Komisioni për Integrim Evropian, komision parlamentar përgjegjës për përafrimin e legjislacionit kombëtar me acquis të BE-së dhe mbikëqyrjen e zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Në shtator të vitit 2018 grupi parlamentar i PD i ka dërguar një letër Komisionit Europian ku theksohej se ky projekt shkelte, përveç legjislacionit të brendshëm, edhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, acquis të BE-së dhe legjislacionin e brendshëm që e përafron atë, si edhe Marrëveshjen për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ECAA).

Pavarësisht se ligji u miratua, gara koncesionare u anulua dhe u shty disa herë pa ndonjë shpjegim real e thelbësor, ndërkohë që investitori u tërhoq se ky projekt pasi sipas një përfaqësuesi të tij, ky projekt nuk ishte fizibël. 

Mirëpo qeveria Rama e kishte ndarë mendjen që atje, në zonën e mbrojtur natyrore dhe Ligatinën e Nartë—Vjosë do duhej të ndërtohej një aeroport i madh kështu që nisi punën për ta dhënë këtë koncesion. - tha Tabaku. 

'Rezulton se është prekur lumi i Vjosës por nuk thatë sesi mund të preket  një zonë e mbrojtur duke e thënë që është e mbrojtur. Në rastin konkret dhe leja e zhvillimit është dhënë para kësaj deklarate, nuk ka leje ndërtimi'- tha Tabaku. 

Pas kësaj, ministrja e turizmit dhe mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi duke i thënë deputetes së në momentin që Partia Demokratike ka qenë në pushtet nuk ka bërë asnjë zhvillim për këto zona gjë që tregon se përse PS është votuar për të tretën herë dhe ndodhet në pushtet.

Kumbaro e ironizoi deputeten duke i treguar dy foto të zhvillimeve të Vjosës si dhe parkut të Llogarasë të cilat sugjeroi t'ua bënte dhuratë për t'i mësuar gjeografinë.

'Sa i përket akuzës sikur kemi bërë  sa kemi shtuar me lejoni t'iu tregoj në foto të dyfishuar, ashtu si parkun e Llogorasë. Mund tua jap edhe dhuratë këto fotografi, mirë është të bëjmë dhe cik dhurata për  të mësuar për gjeografinë.'- tha Kumbaro  

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se ka hequr Lagunën e Nartës nga zona e mbrojtur për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës për herë të dytë në Kuvend. Edhe herën e parë deputetja e PD-së ka  marrë një përgjigje nga ministrja Kumbaro.

Sipas Tabakut, qeveria  ka favorizuar një kompani koncensionare që ka lidhje me kryeministrin. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro i është përgjigjur demokrates duke i thënë se kjo akuzë nuk është e vërtetë, pasi aeroporti do të ndërtohet në një zonë që nuk është pjesë e zonës së mbrojtur.

Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, premtim i kryeministrit Rama për mandatin e tretë, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. 

Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërtoi Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
Ministrja e Turizmit i përgjigjet Tabakut: Nuk mund të akuzosh qeverinë se po shkatërron natyrën! Aeroporti i Vlorës po ndërtohet në njollën ekzistuese

1658411070_1658404033Screenshot4.jpg

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në interpelancën e kërkuar në Parlament mbi pretendimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonë të mbrojtur, sqaroi se aeroporti po ndërtohet në njollën ekzistuese.

“Projekti i aeroportit është propozuar të kryhet as më shumë dhe as më pak por në gjurmën ekzistuese të ish-aeroportit ushtarak, që ka qenë funksional deri në fillim të viteve 1970. Theksojmë gjithashtu se ai ndodhet në nënzonën C - që nuk është as Zona Qendrore A dhe as në Zonën e Zhvillimit të Qendrueshëm B, nuk prek Monumentet e Natyrës të identifikuara si për shembull Dunat e Nartës, Laguna Limopuo, Kodrat Molasike të Zvërnecit, Pylli i Zvërnecit. Po kështu nuk preket fare Laguna e Nartës”, tha Kumbaro.

Ministrja tha se aeroporti është një investim që i shërben turizmit, ndërsa vizionin e qeverisë për zonat e mbrojtura e solli përmes punës së nisur për shpalljen e gjithë lumit të Vjosës Park Kombëtar dhe vendimit të janarit të këtij viti për të rritur sipërfaqen e zonave të mbrojtura nga 17% në 21%. 

“Si Ministër i Turizmit nuk mund të mos theksoj se ky është një projekt strategjik, që siç thonë banorët e Vlorës që kujtojnë edhe disa përpjekje të mëparshme në fillim të viteve 2000 për ta ringjallur atë aeroport të dikurshëm, por pa sukses, « ëndrra po bëhet realitet ». Një pol i ri i turizmit që favorizon Shqipërinë do të jetë ky aeroport. Ndërsa të akuzosh këtë qeveri se po shkatërron natyrën, ndërkohë që ka ndërmarrë projektin më ambicioz për zonat e mbrojtura mjedisore sic është studimi dhe planifikimi i parkut kombëtar të lumit të fundit të egër në Europë - VJOSA, është të kërcesh si prifti nga belaja. Këtë hall jua kuptoj por nuk ua zgjidh dot”, u shpreh në fund të fjalës Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit përmendi edhe ligjin për zonat e mbrojtura duke thënë se mbahen parasysh parimet kryesore të menaxhimit të tyre, siç janë Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe Parimi i integrimit.

“Këto parime mbahen parasysh sa herë zhvillimi strategjik i vendit nxjerr në pah nevojën për projekte që ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në avancimin e prioriteteve afatgjata të progresit, të zhvillimit të stabilitetit ekonomik dhe të prosperitetit të komunitetit”, tha Kumbaro.

Ndër të tjera sqaroi se sipas lejes mjedisore, zhvilluesi i aeroportit duhet të përmbushë edhe një sërë kriteresh.

“Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura mbetet e angazhuar dhe e detyruar për të mbrojtur peizazhin dhe speciet e pranishme brenda Peizazhit të Mbrojtur. Zhvilluesi ka aplikuar për procedurën e thelluar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. Deklarata Mjedisore e propozuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe e miratuar nga Ministri përmban një sërë kushtesh që duhen plotësuar nga zhvilluesi i projektit si gjatë fazës së përgatitjes së territorit, gjatë ndërtimit, dhe gjatë funksionimit që do të monitorohen nga MTM. Është detyrë e zhvilluesit që i është përcaktuar në Deklaraten Mjedisore gjithashtu që konsulenca mjedisore për biodiversitetin do të jetë e pandarë për monitorimin dhe raportimin mbi komponentët mjedisorë. Siç paraqitet nga Raporti i thelluar i VNM-së dhe Deklarata Mjedisore, masat që do të ndërmerren do të minimizojnë ndjeshëm ndikimin që mund të ketë projekti në zonë dhe Ministria dhe institucionet e varësisë do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar integritetin ekologjik në zonë”, vijoi më tej Kumbaro.

Ora 13:50
Tabaku ironi ministres së turizmit: Vjen e krekoset për ndërtimin në një zonë të mbrojtur! Kumbaro: Prandaj votohemi për herë të tretë

 

Me debate ka vijuar interpelanca e ministres së turizmit Kumbaro dhe deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Deputetja pretendon se në aeroportin e Vlorës është ndërtuar pa lejë në zonën e mbrojtur. Tabaku thotë se është prekur lumi i Vjosës dhe se qeveria ka shkelur ligji. Kumbaro nga ana tjetër i ka thënë se PD kur ka qenë në pushtet nuk ka pasur  asnjë zhvillim ndaj PS votohet për herë të tretë.

Tabaku: E dashur Mirela asnjë hall s'kam pasur me asnjë kontratë  koncensionare. Po pyetjes a jeni gati për t ë ndërtuar një aferë korruptive nuk iu përgjigje. Vetë e përmende vetë e the që do të ndodhë një ndërtim në zonën  e mbrojtur. unë mendoj se hallet duhet t'iu diskutosh me dikë tjetër jo me mua. Pas dështimit të dy tenderave ndërkombëtar, ky proces rezulton me një vendim numër 10, këshilli kombëtar i territorit për miratimit të zonave të mbrojtura. dhe rezulton se është prekur lumi i Vjosës por nuk thatë sesi mund të preket  një zonë e mbrojtur duke e thënë që është e mbrojtur. Në rastin konkret dhe leja e zhvillimit është dhënë para kësaj deklarate, nuk ka leje ndërtimi. Shumë halle kjo qeveri. Vë re që qeveria ka pasur qëllim ta shkeli ligjin. Një ministre mjedisi që vjen e krekoset për ndërtimin në një zonë të mbrojtur i cili sipas saj është i vetmi i egër në Evropë.

Kumbaro: Unë di të them që kur keni qene ju në pushtet nuk i keni bërë këto zhvillime. Prandaj votohemi për të tretën herë dhe këtë se vendosni ju. Sa i përket akuzës sikur kemi bërë  sa kemi shtuar me lejoni t'iu tregoj në foto të dyfishuar, ashtu si parkun e Llogorasë. Mund tua jap edhe dhuratë këto fotografi, mirë është të bëjmë dhe cik dhurata për  të mësuar për gjeografinë. Sa për akuzat për korrupsion keni vend ku i çoni unë atyre nuk i jap përgjigje sepse janë të pabaza.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fukara: 21/07/2022 17:59

    Ato 140 milion euro qe kushton aeroporti pse nuk i shtoni me mire te pensionet e te varferve se i shkoi gjithe jeta ne vuajtje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat