Tabaku me gratë sipërmarrëse: Hapim tregun, TVSH 6 % në turizëm për të gjitha kategoritë

Tabaku me gratë sipërmarrëse: Hapim tregun, TVSH 6 % në turizëm për të gjitha kategoritë

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabakut në një takim me gratë sipërmarrëse tha se gjithçka ka ndodhur me biznesin, është rezultat i vendimeve të gabuara politike. Tabaku i siguroi sipërmarrëset ndryshime ligjore për të rregulluar të gjitha defektet që kanë prodhuar ndërhyrjet e pastudiuara të deritanishme.

Rritja e pagave për gratë është një tjetër çështje e përfshirë në programin e Partisë Demokratike që Tabaku ndau me gratë sipërmarrëse. Edhe për fiskalizimin, Tabaku ritheksoi se do të hiqet pas 25 prillit, si një tarifë korruptive që duhet të paguajnë bizneset.

Ajo tha gjithashtu se programi i Partisë Demokratike  parashikon ndihmë me kredi me zero interes për çiftet e reja, në mënyrë që të krijojë kushte të favorshme që ata të mund ta ndërtojnë jetën në Shqipëri e të mos shohin si zgjidhje vetëm emigracionin.

"Rritja e pagës minimale duhej shoqëruar patjetër me një masë për uljen e sigurimeve sepse përndryshe ajo ka qenë barrë për ty, ka qenë barrë dhe për atë që e merr pagën sepse realisht nuk është rritur paga minimale, ka shkuar e gjitha në pagesën e sigurimeve. Kjo ka qenë dhe për bizneset e vogla. Ne do t’i ndryshojmë të dyja për efekt të ligjit të tvsh, ta barazojmë me kategorizimin e konceptit të biznesit të vogël në ligj dhe do të jenë të unifikuara. Po kjo ndodh sepse këta nuk kanë një vizion për zhvillimin e biznesit të vogël. Këta i futën në tvsh, i nxorrën nga tvsh-ja e tha Sebi 20 mijë veta dolën gjatë pandemisë nga sektori fason jashtë punës dhe nuk pati një masë mbështetëse. 100 mijë dolën nga biznesi i vogël jashtë tregut dhe nuk pati një masë mbështetëse. Taksat janë goxha të larta, plus dhe pjesa e fundit me fiskalizimin jemi çorientuar totalisht. Përveç pjesës së çorientimit që edhe nuk dinë ta bëjnë mirë sepse akoma nuk kemi udhëzimin edhe sesi do funksionojë, është edhe cështje kosto mbi të tjera edhe të vetmen gjë që doja të dija edhe përtej asaj që ne kemi lexuar, e kemi dëgjuar dhe zotin kryetar që mendohet fiskalizimi pasi ne të fitojmë që do fitojmë, mendohet që kjo të anulohet. Unë uroj sepse biznesin e lehtëson shumë kjo pjesë edhe plus edhe tarifat tona që të kemi mundësi edhe të arrijmë edhe të shtojmë personel. Fat i madh për ndryshimin që po vjen, duket, ndihet edhe vetë punëtorët që nuk kanë votuar asnjëherë vetëm fakti që më dëgjojnë. Nuk i flas për parti, nuk i flas as për politika sepse nuk marrin vesh shumë, vetëm fakti që dëgjojnë që i flet për ndryshimin, janë entuziastë, marrin një energji të paparë, do vijmë vetëm për ty, do vijmë sepse duam të shohim diçka ndryshe", tha Tabaku.

Me interes ishte edhe diskutimi mbi programin e PD për turizmin për paketën lehtësuese në turizëm. Ajo siguroi se ndryshe nga sot që kemi TVSh 6 % në hotele me 5 yje, që konsiderohen të mëdha dhe kanë një favorizim të tillë, Tabaku tha se Partia Demokratike do ta shtrijë në gjithë sektorin këtë nivel tvsh-je, pasi nuk duhet të ketë asnjë diferencim të tillë në sektorin e hoteleri-turizmit dhe të gjithe hotelet duhet të kenë të njëjtin trajtim.

"Ne kemi bërë një marrëveshje më Horecën por njëkohësisht me shoqatën e operatorëve për paketën lehtësuese në turizëm. Turizmi do të jetë i vetmi sektor, i vetmi që do të bëjë përjashtim. Sot kemi tvsh 6 përqind në hotele me 5 yje, që konsiderohen të mëdha dhe kanë një favorizim të tillë. Ne do ta shtrijmë në gjithë sektorin, nuk duhet të ketë asnjë diferencim të tillë në sektorin e hoteleri-turizmit. Të gjithe hotelet duhet të kenë të njëjtin trajtim se nëse këtë favorizim e merr dikush që ndodhet në një zonë ndoshta pa plazh dhe biznesi i vogël me plazh që ndodhet në këtë zonë dhe paguan tvsh  20 përqind, 10 milionë kjo nuk është e drejtë. Ne takojmë amabasadorët që na thonë që vijnë insìvestitorët e huaj, shkojnë nëpër ministri dhe administrata nuk di të shkruajë një letër . Nuk kanë minimumin e interesit se kanë lëvizur nga një ekonomi që tërhiqte investimë të huaja që sot fatmirësisht, prej TAPIT kanë mbijetuar 8 vite, në një ekonomi që shkoi tek konçensionet dhe PPP. Ne kemi një plan specifik e kemi diskutuar me shoqatën e investitorëve të huaj për tërheqjen e investimeve të huaja. Taksa 9 përqind është bërë pikërisht për këtë arsye,për të qenë konkurrues në rajon , sepse vendet e tjera të rajonit kanë të njëjtën politikë taksash. Sot investitorët gjermanë, ne kemi qenë kemi takuar shoqatën e investimeve të huaja në Berlin dhe na ka thënë kemi 3 miliardë euro investime në Gjermani dhe 3 milionë euro në Shqipëri. Kjo është diferenca e politikave që mund të bëjë qeveria, çfarë do bëjmë për investitorët e huaj që ata na e kanë kërkuar. E para rregullat fiskale nuk ndryshojnë në 4 vite. Investitori i huaj nuk do që të vijë sot, të sjellë një plan biznesi dhe pas 2 vitesh këta të bëjnë një favorizim për një biznes të caktuar dhe e nxjerr jashtë tregut fare konkurrencën", tha Tabaku.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qazim mulleti per monin: 19/04/2021 16:38

    E shef ,o Mono?goca prej tabakhones deputete. Ja kemi mrrit dites

    Përgjigju
    • Populli: 19/04/2021 18:14

      Po kur ka rob qe ja besojn dhe sjan te informua, ku te genjej me dhe kjo..popull psiqik..6% esht bo me kohe..kjo mbledh fasonerit dhe i thot per turizmin 6% se ska mundesi. Kush e di si e kuptojn ato kur i thot kjo 6%, e morrin si skonto pushimesh

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak