Tabaku në Këshillin e Integrimit: Duhet bashkëpunim me shoqërinë civile për të ardhmen në unionin evropian

TIRANË- Deputetja e PD-së , Jorida Tabaku ka folur sot në Këshillin e Integrimit sa i takon ligjit të ri të Kuvendit në procesin e Integrimit. Tabaku u shpreh se ky ligj duhet të ecë në mënyrë integrale me shoqërinë civile. Ajo u shpreh se qeveria shqiptare duhet të hapë temën e diskutimit për shoqërinë civile. Ligji ka prirjen të përafroje vizionin e Shqipërisë për të ardhmen në unionin evropian. Ajo thekson që ka shumë tema që shoqëria civile duhet të ndërhyjë pasi rëndësi që të trajtohet çështja me detajet dhe vëmendjen e duhur. Tabaku thekson se nuk mjafton vetëm puna e qeverisë për integrimin evropian.

“Me miratimin e ligjit të ri të ri të Kuvendit në procesin e integrimit, gjërat sot të ndryshojnë, Unë besoj që një nga avantazhet e shoqërisë civile që është duke punuar është t’i bëjë këto çështje tema dhe debate të ditës. Nga shtatori Shqipëria do të nisë hapat konkretë në kapituj. Ne do të kemi mundësi që të diskutojmë në përmbajtje. Ka ardhur koha që ta bëjmë më konkret për njerëzit. Jemi në një rrugë pa kthim për Shqipërinë. Shpresoj që qeveria shqiptare të hapë temën e diskutimit për shoqërinë civile. Duhet të jetë pjesë integrale.”- tha Tabaku.

Kujtojmë se ligji i integrimit shërben në thelb për të ndjekur procesin e kontrollit dhe balancës Parlamenti i Shqipërisë. Kuvendi do të ketë mundësinë e rritjes së kontrollit për ecurinë e procesit të negociatave përmes raportimeve periodike të çdo 3 muajve nga ministritë përgjegjëse për to.

Kjo do të thotë që deputetët që marrin pjesë në këto struktura të përbashkëta duhet të kenë mundësinë dhe aftësinë të përfaqësojnë interesin më të mirë të vendit, përfshirë gjenerimin e një konsensusi të brendshëm politik, dhe sigurimin e një mbështetjeje ndër-partiake për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)