Mblidhet në ambientet e Kuvendit Këshilli Kombëtar i Integrimit, i pranishëm edhe Varhelyi: Keni mbështetjen time për anëtarësimin në BE

TIRANË- Në fjalën e tij Komisioneri për Zgjerim lavdëroi masat që Shqipëria ka marrë për ecurinë e procesit të integrimit evropian. Ai tha se rritja e rolit të Kuvendit për integrimin është hap shumë i mirë.

“Jam i kënaqur të shoh krijimin e një organi drejtues kaq të rëndësishëm për BE në Shqipëri. Kjo tregon dedikimin dhe përkushtimin partiak, e kemi diskutuar që në ditën e parë të mandatit tim, që kur kisha kontakt me qeverinë dhe me opozitën. Nuk mjaftohet vetëm me anëtarët e -parlamentit, shpresoj se kjo platformë të përdoret si standard diku tjetër. Është detyra e gjithkujt që të kontribuojë me gjithçka ka, këtu jo gjithçka bëhet vetë nga Qeveria.

Kjo përfaqëson transformim të shoqërisë, se shoqëria dhe ekonomia duhet të ndryshojnë. Me këtë ju do hiqni barrierat që qëndrojnë në rrugën e mallrave dhe shërbimeve, do hiqni pengesat. Ju do sugjeroni për çdo çështje që të miratoni këto rregulla të detyrueshme, përfshin edhe jurisprudencën e gjykatës së drejtësisë. Ju do shihni një sistem që do shfaqet në Shqipëri. Nuk ndalet këtu, as në nivelin e legjislacionit. Shkon edhe më thellë, në thelbin e ekonomisë”, tha ndër të tjera Komisioneri.

Ndërkaq, një fjalë e pati edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se hartimi i projektligjit për Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit Europian është shenjë e vullnetit politik të opozitës për këtë proces dhe mirëpret votimin unanim te tij ne Parlament.

Një fjalë e pati edhe ministrja për Punët e jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka e cila tha se tha se takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim Asocimit, demonstron partneritetin e ngushtë BE-Shqipëri. Ministrja nënvizoi se Shqipëria vijon të tregojë përkushtim ndaj agjendës sonë të reformave në BE.

Më herët, në një konferencë të përbaskët me kryeministrin Rama, dy zyrtarët Borrell dhe Varhelyi vlerësuan progresin e Shqipërisë dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve në rrugën e demokracisë dhe Evropës. Varhleyi theksoi se është puna ajo që ka ofruar rezultatet e duhura dhe është po ajo që do të mundësojë rrugëtimin e shpejtë të Shqipërisë në familjen e madhe të BE. Ndërsa kryeministri Rama tha se nëse puna vazhdon dhe progresi është konstant, pritshmëritë janë se Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së brenda kësaj dekade

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:13
Varhelyi mesazh kreut të SPAK: Na duhet të shohim çështje që çohen para drejtësisë

1678973461_WhatsAppImage20230316at14.26.041.jpeg

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi tha se në Shqipëri janë përmirësuar institucionet të cilat kanë si synim luftën kundër korrupsionit dhe se keru i ri i SPAK tregon vullnetin e mirë të politikes për të ndryshuar gjërat.

“Kemi parë përpjekje për të forcuar luftën kundër korrupsionit, kemi parë një kuadër të përmirësuar institucional. Jam i lumtur të shikoj kreun e SPAK-ut në këtë tryezë.

Kjo duhet të sjellë një bilance të fortë, hetimesh, ndjekjesh penale, në çështje korrupsioni të nivelit të lartë, rikuperim të pasurive, sekuestrime, rikuperim të pasurive që vijnë nga vepra të lidhur ame korrupsionin. Tanimë na duhet të shohim çështje që vihen para drejtësisë.

Kreu i ri i SPAK është rezultat i vullnetit të mirëfilltë politik për të ndryshuar gjërat, por pa e vënë në trysni kreun e ri të sapo zgjedhur, ky institucion do ketë vlera po aq sa kanë realizimet, kemi shpresa të mëdha për këtë institucion. Shpresojmë se do jetë aq i suksesshëm sa ka qenë procesi i vlerësimit”, tha Komisioneri europian Oliver Varhelyi.

Ora 14:48
Tabaku: Hartimi i projektligjit, shenjë vullneti nga opozita për procesin e integrimit europian

1678973523_WhatsAppImage20230316at14.25.55.jpeg

Ardhja në Tiranë e dy zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi, ka nxjerrë në hap edhe një herë domosdoshmërinë e vijimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ne mbledhjen e radhes se Këshillit Kombëtar te Integrimit Europian, me praninë edhe të komisionerit europian Oliver Varhelyi, deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se hartimi i projektligjit për Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit Europian është shenjë e vullnetit politik të opozitës për këtë proces dhe mirepret votimin unanim te tij ne Parlament.”. 

“Data 16 tetor, do të jetë një tjetër ditë e shënuar dhe e rëndësishme për vendin tonë jo vetëm sepse pret këtë proces por sepse hedh një tjetër hap në anëtarësimin e rajonit në BE. Si dhe i paraprin, jetësimit të heqjes së vizave për Kosovën e cila më në fund nuk është më një ishull në Ballkanin Perëndimor dhe as një zonë gri në hartën e Europës”.- tha Tabaku.

Ora 14:48
Këshilli Kombëtar i Integrimit, Varhelyi: Është këtu për të punuar që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, keni mbështetjen time

 

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi foli në mbledhjen e Këshillit të Integrimit. Varhelyi tha se ky organizëm është këtu për të punuar që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, ndërsa tha se vendi ynë mund të mbështetet tek ai.

“Mesazhi që përpiqem të ç’kodoj përtej retorikës së ashpër është se ky organizëm është këtu për të punuar që Shqipëria të bëhet anëtare e BE. Kjo është baza në të cilën ky organizëm të punojë, shpresoj që të vazhdojë të qëndrojë këtu. Jemi inkurajuar që do mbështete nga një ligj që i ofron autoritetin dhe sfondin e nevojshëm për të bërë këtë punë. Ky nuk është një qëllim në vetvete, është një punë e përditshme për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit. I  inkurajuar nga ky takim i parë, një koment nga ana ime. Jam edhe unë vetë për ta ndihmuar këtë proces, mund të mbështeteni tek mbështetja ime”, tha ai.

Ora 14:39
Dumani në Këshillin e Integrimit Evropian: SPAK është i përkushtuar, por jemi vetëm 1 institucion kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve

 

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur sot në Këshillin e Integrimit Evropian ku u shpreh se SPAK është i përkushtuar, por është vetëm 1 institucion, dhe për këtë kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve.

“Prokurorët e SPAK ushtrojnë të gjithë detyrën e tyre sa i takon goditjeve të veprave penale. Jemi të përkushtuar të përmbushim në përputhje me kushtetutën dhe ligjin detyrimet tona ligjore. SPAK është vetëm një institucion ka nevojë edhe me të tjerët. Bashkëpunimi i tyre është i rëndësishëm për të pasur rezultate sa më të mira. Në Prokurorinë e Posaçme kemi një sanksion që merremi vetëm me korrupsionin. Çdo subjekt publik është i mirëpritur për kallëzime. Kemi në kompetencën tonë dy dispozita.”- tha Dumani.

Ora 14:38
Alibeaj në Këshillin e Integrimit Evropian, i drejtohet BE: Opozitën e keni krah, po mos u çudisni nëse s’regjistrohemi në zgjedhje! Kemi një luftë të madhe me qeverinë

 

Kryetari i Komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj iu drejtua zyrtarit të lattë të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varleyi ku i ka ngritur akuzat e tij ndaj mazhorancës. Ai u shpreh se qeveria ka një luftë të hapur ndaj opozitës.

“Ngrita shqetësimin për aferën e Portit të Durrësit. Është një aferë për para krimi dhe korrupsioni. Shqipëria është përfshirë  në një skandal të madh, ku kryeministri në një luftë të hapur ndaj opozitës dhe ka trajtuar për rastin McGonigal.

Së dyti ka treguar, luftën e madhe të qeverisë ndaj opozitës. Ju e dini që jemi në proces zgjedhor dhe mos u çudisni se ende nuk e dimë nëse do regjistrohemi.

Të gjitha propozimet e bëra nga ne kanë gjetur zero përgjigje nga mazhoranca. Pavarësisht këtyre, kemi angazhim pakushte nga opozita ndaj procesit të BE-së.”- tha Alibeaj.

Ora 14:35
Xhaçka në Këshillin e Integrimit Evropian: Kjo është një nga periudhat më të suksesshme për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ka mbajtur një fjalë edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Xhacka tha se takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim Asocimit, demonstron partneritetin e ngushtë BE-Shqipëri. Sipas saj Shqipëria vijon të tregojë përkushtim ndaj agjendës sonë të reformave në BE

“Pata nderin sot që bashkë me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi të ishim të pranishëm në takimin e 12 –të të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri. Këshilli sot demonstroi se BE dhe Shqipëria janë partnerë të ngushtë, jo vetëm sepse ne kemi një marrëdhënie kontraktuale me BE, MSA-në dhe tashmë negociatat e anëtarësimit, por se qenia pjesë e kësaj familjeje të madhe vlerash që quhet BE, është zgjedhja jonë strategjike, ndërbreznore dhe e gjithëmbështetur.  Takimi i sotëm i Këshillit të Stabilizim Asocimit tregoi edhe një herë, atë që është përsëritur me dhjetra herë nga Komisioni Evropian e Këshilli në muajt e fundit: Shqipëria vijon të tregojë përkushtim ndaj agjendës sonë të reformave në BE: kushtet që po plotësojmë, detyrat e shtëpisë që po bëjmë, konsensusin që po ndërtojmë dhe objektivat që dëshirojmë për të mbajtur ritmin e procesit.

Mund të them se kjo ecuri është ndërmarrë së bashku, ne së brendshmi me reformat e Komisioneri Varhelyi duke punuar me Këshillin, duke e kthyer këtë periudhë ndoshta një nga periudhat më të suksesshme të historisë së integrimit të Shqipërisë në BE, duke punuar si një skuadër efikase së bashku për objektivin e përbashkët, Shqipërinë Europiane dhe Ballkanin Perëndimor Europian. Siç ka theksuar edhe Komisioneri, negociatat e anëtarësimit do të jenë një proces i vështirë. Me të drejtë, si vend kandidat, Shqipëria duhet të përgatitet për anëtarësimin e saj në BE në shumë mënyra: ligjërisht, në aspektin e kapaciteteve, shoqërore, shoqëria e saj civile, komuniteti i biznesit, popullsia në përgjithësi.

Por, Shqipëria i është përkushtuar rrugës së saj në BE dhe procesit të transformimit që të çon atje. Prandaj, të gjitha këto reforma kanë qenë vazhdimisht forca lëvizëse e qeverisë sonë. Ne jemi shumë mirënjohës që shqiptarët na kanë mbështetur e vazhdojnë të na mbështesin në këtë rrugëtim. Ky Këshill i nderuar do të luajë një rol të rëndësishëm, së bashku me Parlamentin, në kontrollin dhe drejtimin e procesit nga një gamë e gjerë pjesëmarrësish, duke sjellë në tryezë atë mundësi të gjerë konsultimi dhe kompromisi në ndihmë të hapave që Qeveria e Shqipërisë do të hedhë në procesin e negociatave. I nderuar Komisioner, Shqipëria do të mbetet partneri juaj i ngushtë për të arritur objektivat që keni renditur në vitin 2019, duke marrë detyrën, duke na sjellë një Komision gjeopolitik, efektivisht pro zgjerimit. Ju dhe Komisioni mbeteni motori i përafrimit gjithnjë e më të madh të rajonit dhe veçanërisht të Shqipërisë me Bashkimin Evropian”, tha ministrja Xhaçka. 

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion