Tabaku nxjerr foton nga inceneratori i Fierit: Dje u pa se aty nuk përpunohet asgjë, provë e vjedhjes së 28 mln eurove

Tabaku nxjerr foton nga inceneratori i Fierit: Dje u pa se aty nuk përpunohet asgjë, provë e vjedhjes së 28 mln eurove

Jorida Tabaku dhe pamjet nga inceneratori në Fier

Nënkryetarja e Partisë Demokratike i është rikthyer edhe një herë vizitës së zhvilluar dje në inceneratorin e Fierit, së bashku me deputetët e PS-së. Tabaku shkruan në një postim në medita sociale se dje shqiptarët panë me sytë te tyre se inceneratori i Fierit nuk është funksional dhe se nuk përpunohet asnjë mbetje ndonëse e ka marrë pagesën nga qeveria dhe duhet të kishte përfunduar 3 vite më parë. Tabaku tha se aty ishte provë e vjedhjes së 28 mln eurove, të cilat sipas Tabakut i janë dhuruar Klodian Zotos dhe bandës së grupit të strukturuar kriminal.

‘Që nga dita e parë që nisi Komisioni Hetimit të Inceneratorëve mazhoranca përpos avokatisë së atyre që sot janë në kërkim dhe korrupsionit ka kërkuar me ngulm vizitën tek inceneratorët. Dje, si komision ia plotësuam dëshirën dhe rezultati që pamë ishte një tjetër provë e vjedhjes së 28 mln eurove.

Dje, qytetarët panë se inceneratori i Fierit nuk ishte funksional, nuk përpunohej asnjë mbetje ndonëse inceneratori ka marrë të gjithë pagesën nga qeveria. Nderkohe qe duhet te kishte perfunduar 3 vite me pare! Ndërsa live gënjehej për 180 ton mbetje që “përpunoheshin” shqiptarët shihnin godina të bojatisura por pa asnjë funksion.

Deputetët dhe mediat e panë me sytë e tyre atë godinë që është realisht një vepër krimi pasi aty nuk përpunohet asgjë. Kontratë korruptive, dhe mbi 28 mln euro të dhuruara Klodian Zotos dhe bandës së grupit të strukturuar kriminal. Një vepër në kundërshti me direktivat e BE-së, dhe që do të jetë sipas KLSH me humbje në fund të ditës. Nje veper e dhene ne procedure korruptive, tre krimineleve tashme ne kerkim.

Vetëm në vitin e parë që do të merret në pronësi nga shteti do t’i shtohet kostoja prej 7.2 mln eurosh. Askush që ka një sens të vogël për ligjin nuk mund ta mbrojë këtë aferë. Asnjë deputet nuk mund të mbrojë këtë aferë në kurriz të qytetarëve. Inceneratori i Fierir sot duhet të ishte skenë krimi dhe pagesat duhet të kishin ndaluar!’- shkruan Tabaku.

Një ditë më parë anëtarë të Komisionit Hetimor, ishin dje tek Inceneratori i Fierit, ku panë nga afër ambientet. Ata janë informuar se ndërtimi është në përfundim, është na fazën e kolaudimit dhe përfundon brenda 40 ditëve. Drejtori i kantierit, Enid Dine tha se në Incenerator grumbullohen rreth 130 mijë tonë mbetje çdo ditë ndërsa theksoi se ende nuk ka nisur puna për përpunimin e tyre. Pas shumë përplasjeve mes opozitës dhe maxhorancës të cilët nuk binin dakord për afatin e punimeve të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, më 8 shkurt u miratua plani i hetimit dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt. Pas inspektimit në inceneratorit të Fierit, Komisioni Hetimor nesër do të vizitojë Inceneratorin e Elbasanit dhe më 11 shkurt atë të Tiranës. Ndërkohë nga datat 21 shkurt deri më 23 shkurt do të thirren dëshmitarët për të dëshmuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 09/02/2022 21:41

    PO JU SA INCENENRATORE BETE MOJ BALONE TAUKE....///SI NUK KE TURP QE DEL NE TELEVIZOR...

    Përgjigju
  • Sifi: 09/02/2022 16:15

    Te besh pilitike me korrupsioni nin e kur ndershtarit eshte mese e llogari gjikshme ,por te hupwrbolizish tregon cektesi mendore.Ju thoni se jeni financiere dhe i thoni popullit se PS me inceratiret i ka vjedh popullit 439 milion dillar.Ka llogari gjike ekonomike kur nuk analuzon problemin.Inceratiret sot perpunojne me ahume se 75 % te mbetjeve urbane ,bile duke ndihmuar pushtetet vendire me energjine e prodhuar dhe dike oadur nje mjedis shume te oaster.Populli oa dhe inceratorin e Fierit dhe te Elbasanit dhe se ishin te perfunduar dhe gati per pune.Ju jeni te drejte su opozite ti kerkoni qeverise koston reale te ndertimit te tyre dhe te shikohet a ka diferenca midus pageses se marre nga koncensionaret dhe kostis se bdertimit.Te therat jane llogje dhe mund te dilni bllof ne komisionin

    Përgjigju
  • Tori: 09/02/2022 15:07

    Shoqja jorida po ato mbetje qe depozitoheshin ne landfild pse nuk i tregon.partia e babales ura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki