Ka nisur me debate seanca plenare në Kuvend, ku deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar që të futet në rend dite kandidatura e tyre për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tabaku tha se opozita duhet të ketë dy përfaqësues në Bordin e Bankës së Shqipërisë.
"Këto kandidatura nuk mund të vijnë në mënyrë të njëanshme. nuk mund t;'i shkojë dy kandidatura maxhornacës, me firmat e deputetëve të maxhoranës. Ne mblodhëm firmat për të dërguar përfaqësuesin opozitar në këtë bord. Ne kërkojmë që ose të përfshihet sot në rendin e ditës kjo kandidaturë ose të mos miratohen të dy kandidaturat e maxhorancës dhe javën tjetër t'i diskutojmë bashkë me kandidaturën e opozitës", tha ajo.
Tabakut iu përgjigj Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili i kërkoi asaj të mos jepte leksione për balancat në atë institucion. Megjithaët Balla pranoi që kërkesa e Tabakut të pranohet dhe të vijohet me seancën plenare.
"Na shpëtoni nga leksioni i balancave në atë institucion. Nuk e di ku është shkruar që opozita paska 2 apo 7. Mos diskutojmë për zotin Bode me të cilin unë kam bërë në këtë sallë shumë debate. Mos e quani zotin Bode tonin se nuk shkon kjo punë. E dyta është kandidaturë që ka ardhur nga një parti tjetër e opozitës në legjislaturën 2017-2021. Kur PS ka qenë në opozitë nuk ka patur 2. Ato që i keni, i keni dhe nuk jua merr kush. Të jemi të qartë për histori balancash. Të përfshihet dhe të vazhdojë seanca me çështje të rëndësishme që kemi".
Në fund Kuvendi pranoi kërkesën e PD, duke futur në rend dite kandidaturën e tyre për anëtar të Bordit të Bankës së Shqipërisë, Mateo Spaho.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton me 77 vota pro Paketën e Rezistencës Sociale! Rama: Familjet e pasura mund të paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë! Berisha: Po flet me 'putinizma'! Tabaku: Përfitojnë socialistët
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.4%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21