Tabaku: Protesta për çmimin e naftës nuk është turp, paketa e ofruar nga qeveria, qesharake

Tabaku: Protesta për çmimin e naftës nuk është turp, paketa e ofruar nga qeveria, qesharake

Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Deputetja e PD, Jorida Tabaku e ka konsideruar qesharake paketën e rezistencës sociale që qeveria ndërmori për rritjen e çmimeve. Ajo thotë se paketa nuk plotëson nevojat e qytetarëve, ndërsa protesta kundër rritjes së çmimeve nuk i ka konsideruar turp si kryeministri Rama.

"Raporti çmimi naftës për nje serbator te mbushur në raport me të ardhurat! Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.

Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave! Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.

Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve", shkruan Tabaku.

Për të shmangur abuzimin me çmimin e naftës, qeveria ngriti Bordin e Hidrokarbureve që do të vendos së bashku me furnitorët e naftës  për të vendosur çmimin tavan sipas reflektimi të saj në bursë.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babsnd: 16/03/2022 03:37

    Shyqyr Znj. Tabaku se nuk e kuptonim ne. Nuk e di se si do ja beshim pa kete pronomcimin tend. Ku ke mesuar te besh keshtu lloj analizash? Kot nje pyetje prej naivi…di gje se pse u shit Armo-ja?

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 15/03/2022 13:48

    Zonja Tabaku dhe Ju protestuesite e pakuptimete dhe te vecante te ketyr e diteve.Qeveria Rama I.II.dhe III.Eshte qeveria qe ne menyren shembullor e drejtoi Termetin,Virusin Corona dhe drej timin ekonomik, politik, shoqeror e kombetar te Shqiperise. Opozitaret zakonisht veprojne pe rkorigjim te qeverisjes,kjo madje eshte edhe veprim e obligim i tryre ndaj votuesve dhe shtetit.Ama, Kujdes!Mos te dali ky veprim deri ne pakuptimesi politike e kombetare...!

    Përgjigju
  • Katarakti: 15/03/2022 11:48

    Deputete berishiane! Pa tru, pa arsyetim,dil e thuaj ate qe te urdherojne ta thuash!Ky eshte berishizmi i vertete qe ka sjelle Saliu! Mediokritetin dhe rezultati! PD po shkrihet si qiriri per te miren e Shqiptareve,bashke me Salen idiotin Phsiko Vicidolas dhe Lulen e Hollandes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025