Tabaku publikon raportin e agjencisë së njohur: Qeveria shkaktarja kryesore e krizës ekonomike në Shqipëri.

Tabaku publikon raportin e agjencisë së njohur: Qeveria shkaktarja kryesore e krizës ekonomike në Shqipëri.

Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë Moody’s, ku raportohet se qeveria shqiptare është pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Sipas saj, në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar.

"Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri. Në raportin e fundit të agjencisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin. Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit. Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen. Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit. Këto janë përpëlitjet e fundit të një kryeministri dhe një qeverie në ikje. Ne nuk do të lejojmë që ekonomia të rrënohet në mënyrë të pakthyeshme dhe që Shqipërisë ti nxihet faqja në çdo raport ndërkombëtar. Rrotacioni është zgjidhja dhe ndryshimi që po vjen është i pandalshëm. Ekonomia shqiptare do të çlirohet nga ky makth. Shqiptarët meritojnë më mirë!", ka shkruar Tabaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 13/07/2020 11:54

    O pencionist në radh të par mëso SHQIP të shkruash. Nuk shkruhet pencionist po shkruhet PENSJONIST. Prandaj mëso SHQIPEN E BUKUR që mos të vdesësh ANALFABET o pencionist. Se politika nuk mund të bëhet nga Analfabetët si puna jote o pencionisti manikot.

    Përgjigju
  • Pencionisti: 12/07/2020 14:02

    BRAVO JORIDA JE VERTETE TRIME QE I AKUZON DRET PER SE DREJTI RILINDJEN E KORRUPTUAR QE PO MERR NE QAFE GJITHE POPULLIN

    Përgjigju
  • BALONA TABAKE: 12/07/2020 09:17

    O BALONA TABAKE SHKAKU KRYESOR I SHKATRIMIT TË EKONOMIS JE TI ME PARTIN KAK PD. E NJËKOSISHT DHE BABAI JOT SUPERHAJDUT QË NGA BREK GRISUR I ENVER HOXHËS NA U BË ZENGJIN ME MALLIN E VJEDHUR. PËR KTË GJË PRONONCOHU TI NJËHER O GOCA B*TH*ERE E BABAIJT SUPER ORDINER HAJDUT. PTY PTY RAC PISE RAC BASTARDE.

    Përgjigju
  • Babale: 11/07/2020 23:35

    Babale Tabaku By*** Bardhaku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI