Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sot (10 Janar) ndaj masave të qeverisë për uljen e çmimit të energjisë elektrike me vetëm 1 lek, duke e cilësuar këtë masë si të papërfillshme për qytetarët shqiptarë, të cilët përballen me kosto të larta jetese dhe barrën më të madhe fiskale në rajon.

“Kjo ulje nuk prek asnjë problem real të qytetarëve”, theksoi Tabaku, duke vënë në dukje se familjet shqiptare vazhdojnë të përballen me një sistem të rënduar dhe të paadresuar të sektorit energjetik.

Tabaku ka argumentuar me një video në rrjetin social Facebook edhe gjendjen e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHE), duke e cilësuar atë si një kompani me borxhe të akumuluara dhe detyrime të prapambetura ndaj institucioneve publike. Sipas saj, pretendimi se OSHE është një kompani me të ardhura të qëndrueshme është thjesht një fasadë.

Deputetja paraqiti një plan konkret me tri masa që do të ndihmonin qytetarët dhe do të riformësonin sektorin energjetik:

1. Reduktimi ose heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, një masë që do të lehtësonte direkt faturat e familjeve.
2. Mbështetje për shtresat më në nevojë, për të përballuar koston e lartë të energjisë.
3. Diversifikimi i burimeve energjetike dhe menaxhim më i mirë i sektorit, për të shmangur klientelizmin dhe investimet e paefektshme.

Tabaku theksoi se masat e qeverisë janë të pamjaftueshme dhe të pakonsultuara me nevojat reale të qytetarëve. "Zgjidhjet janë të thjeshta, por kërkojnë vullnet dhe transparencë", shtoi ajo.

“Këto janë dhënat e Eurostatit që tregojnë që në të paktën pesëmbëdhjetë vende evropiane, po edhe të rajonit, çmimi i energjisë elektrike është ulur. Kështu që kur ju thonë që jemi i vetmi vend që ka ulur çmimin e energjisë elektrike, ju gënjej. Ashtu siç gënjejnë që operatori i shpërndarjes së Energjisë OSHE, që nga një kompani me të ardhura të qëndrueshme dhe prandaj po e bëjnë këto ulje përsëri gënjeshtër, sepse është një kompani që ka borxhe nga institucionet publike e zinxhirët e tyre”, thotë deputetja ndër të tjera.

Në fund theksoi se ka borxhe dhe akumulime e detyrime prapambetura, të cilat duhen mbledhur dhe kjo ulje prej një lekësh që po bëjnë as nuk ulen, as nuk ngre këtë ardhurat e qytetarëve Është e papërfillshme, sepse Shqipëria paguan TVSH-në më të lartë në rajon, mbas Serbisë për energjinë elektrike.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria shqiptare dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 66 mln lekë, shpërndahen edhe 355 pajisje elektro-shtëpiake

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria shqiptare dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 66 mln lekë, shpërndahen edhe 355 pajisje elektro-shtëpiake