TIRANË -  Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se për herëtë parë një qeveri është duke marrë borxh për luksin e vet dhe jo për investime.
 
Gjatë një konference për shtyp, Tabaku tha sot se “Qeveria i ka lejuar vetes të marrë një borxh të ri prej 240 milionë dollarësh kryesisht nga tregu i brendshëm, duke i hequr mundësinë bizneseve të përdorin këtë për rritjen apo zgjerimin e tyre, dhe për punësimin e shqiptarëve.

Për herë të parë në Shqipëri, ne kthehemi 10 vite pas, ku borxhi nuk përdoret më për investime, ashtu siç i takon të jetë, por do të përdoret ekskluzivisht për shpenzime operative.

Borxhi nuk përdoret për të mbështetur pushtetin vendor, të cilit i reduktohen të ardhurat me 6.5 milionë dollarë. 

Borxhi nuk përdoret as për rrugë të reja e rritje pagash;  as për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.”
 
Sipas deputetes, “kemi rritje tek shpenzimet për pritje e përcjellje e për zyra e rregullime te tjera.  Z. Rama, nëse vendi është në krizë pse duhet te merrni borxh për 600 mijë dollarë vetëm për shpenzimet e zyrës tuaj?

Z. Rama, nëse vendi është në krize pse merrni vendime për të shpërblyer ministrat e kabinetit tuaj për çdo mbledhje të KKT me pagën e një punonjësi të thjeshtë?

Velloja e zezë që tentuat t’i hidhnit sipër ekonomisë nuk mund të mbuloje gjëmën që keni nisur t’i bëni këtij vendi,”- përfundon Tabaku.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)