Tabaku: Të ndërgjegjësojmë
komunitetin për Tiranën e pastë

Tabaku: Të ndërgjegjësojmë <br />komunitetin për Tiranën e pastë
TIRANE - Tirana e pastër duhet të nisë nga secili prej nesh. Këtë deklaroi Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku, në vijim të fushatave sensibilizuese që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë, së bashku me Shoqatën e Korpusit të Vullnetarëve, për të mbajtur të pastër ambientin.

“Së bashku me firmat e pastrimit të cilat operojnë në qytetin e Tiranës, por edhe me Ndërmarrjen e Qytetit nr.1 të Tiranës, ne kemi filluar pastrimin e të gjithë ambienteve, kemi filluar identifikimin e zonave të nxehta të ndotura, kryesisht me inerte dhe do përpiqemi maksimalisht që ne të bëjmë detyrën tonë kundrejt qytetarëve, por kjo nuk mjafton. Duhet patjetër një bashkëpunim i ngushtë mes njësive bashkiake, Policisë Bashkiake por njëkohësisht edhe strukturave tona, të cilat ndodhen përditë në terren, për të identifikuar këto raste. Nuk mjafton që secili nga ne të bëjë vetëm detyrën e tij, por duhet patjetër që të ndërgjegjësojmë edhe komunitetin. “Tirana e pastër” fillon nga secili prej nesh, “Tirana e pastër” duhet të ketë patjetër angazhimin e të gjithëve, për të realizuar objektivin tonë kryesor” – theksoi Tabaku.

Zv/Kryetarja e Bashkisë Jorida Tabaku bëri sot të ditur, se Bashkia e Tiranës, së bashku me IFC është duke hartuar planin afatgjatë të menaxhimit të integruar të mbetjeve, si dhe ka falënderuar qytetarët, për ndërgjegjësimin për të paguar taksën e pastrimit.

“Unë gjej rastin këtu, për të falënderuar edhe të gjithë taksapaguesit e Tiranës, të cilët kanë filluar të paguajnë taksën e pastrimit për qytetin dhe ne përpiqemi maksimalisht që të gjithë fondet të shkojnë vetëm për pastrimin e qytetit” – u shpreh nënkryetarja Tabaku.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve