Tabaku te '5 Pyetjet': Jemi mes 15 ekonomive më të prekura! 2 sektorët që do goditen më shumë! Jo borxh të ri, PD s'po bën politikë

TIRANE-Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku e cilëson si mizore paketën social-ekonomike të qeverisë. Ajo u shpreh sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se paketa është e pamjaftueshme për biznesin e vogël, pasi mbulon vetëm 1/3, por po ashtu edhe për qytetarët në nevojë.

"Nevojat janë të paktën edhe për dy herë më i lartë se ky. Fondi është vetëm 45 mln euro për tre muaj, është i papërfillshëm krahasuar me pasojat që do të ketë ekonomia. Shqipëria nuk është shtet i varfër, i ka mundësitë në buxhet, nuk mund të krahasohemi me Amerikën, por jo me Kosovën. Paketa e Kosovës për biznesin është katër herë më e madhe se Shqipëria, 240 mln, Serbia dha 1 mld euro. Dëgjova ministren kur foli me koncesionet e shëndetësisë, por janë 12 të tjera.

Këto kontrata nuk duhen pezulluar, por anuluar, janë jo vetëm të dëmshme për buxhetin por jashtë cdo logjike ekonomike. Edhe tani që po flasim buxheti po shpenzon për rehabilitime zyrash. Por cdo gjë duhet të jetë në funksion të emergjencës. PD-ja ka bërë propozimin konkret për testime masive, së dyti një paketë sociale dhe një ekonomike. Qeveria ka vendosur që të kompensojë maksimumi vetëm 1/3 e biznesit të vogël me një pagë 26 mijë lekë për person.

2/3 e bizneseve mbeten jashtë kësaj skeme. Kjo shumë e vendosur nga qeveria është vetëm 10% e nevojave që ka biznesi për të paguar detyrimet e shtetit. Në listë nuk përfshihen personat e prekur nga tërmeti. Si mund ti kërkojmë, një person që ka humbur shtëpinë dhe biznesin nga tërmeti... Pra paketa për një qeveri të majtë është e pamjaftueshme. Krahasuar me burimet, shuma e vendosur nga qeveria është mizore".

Sektorët më të prekur nga koronavirusi sipas Tabakut do të jenë dy. "Duke pasur parasysh këto që diskutuam bizneset e vogla dhe të mesme do të preken masivisht, por vencati mund të kenë turizmi dhe bujqësia. Bujqësia ka sezonin për të investuar për të shitur produktin brenda dhe jashtë vendit, por janë të kufizuara. Ndërsa turizmi, ku Shqipëria ka një varësi të madhe. U rrënua nga tërmeti, por do të vijojë nga koronavirusi. Shqipëria do të jetë mes 15 ekonomive që preken më shumë nga 122 të marra në analizë në botë".

Ish-deputetja tha se qeveria nuk duhet të marrë borxh për të përballuar situatën, por të anulojë koncesionet, pasi buxheti mundësitë i ka. "Borxhi ka qenë ndër më të lartët, në nivelin e 70%, pa përfshirë detyrimet e prapambetura që kanë shkuar në 600 mln euro dhe PPP-të, që e çojnë në 83% dhe e vendos Shqipërinë jo në pozitë të favorshme për të marrë borxh të ri. Prandaj kërkojmë të shfrytëzohen mundësitë në buxhetin e shtetit. Nuk jam për një borxh të ri, qeveria duhet të zgjidhë situatën pa marrë një borxh të ri".

Tabaku theksoi se rënia ekonomike që pritet të ketë Shqipëria do të jetë më e lartë se vendet e tjera. "Leku ka filluar të zhvlerësohet sepse nuk ka më para në qarkullim dhe kjo krijon...gjatë tre viteve të fundit e kemi pasur një zhvlerësim, duke pasur parasysh edhe paratë e pista në ekonomike, sepse e ka bërë më pak konkurruese. Tani po ndodh efekti i kundërt. Shqiptarët po hedhin më pak lekë, biznesi nuk po qarkullon dhe cikli po mbyllet. Qeveria duhet të kishte marrë masat që në dhjetor kur pa që konsumi për festat ishte në minimum. Rënia ekonomike që pritet do të jetë më e lartë se vendet e tjera".

Por pavarësisht divergjencave, në një pikë, Tabaku u bashku me ministren Ogerta Manastirliu. "I bashkohem thirrjes së ministres për distancimin social dhe qytetarët të zbatojnë rregullat. PD-ja gjithmonë do të kërkojë që cdo gjë që vendosin autoritetet të zbatohen, nuk do ta përdorim për politikë".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PD PARTI FUNDËRRIN: 31/03/2020 09:49

    Pd është parti , kriminelësh, e hajdutësh. E kemi par 30 vjet çfar ka bër : vjedhje , vrasje , Gërdeci , 97 , piramidat , rruga kombit. Fatmir jevgjit mediu me duart me gjak vazhdon deputet. Nard idjot ndoka me 8 vjeçare e bëri pd Ministër të Shëndetësis. Çfar tjetër mund të bëj kjo parti kak kundra Shqiptarve . Po kta s'kan fai. Fain e kan kta fundërrina që e votojn. Pra kta idjotët e pd nuk e kan të qart që s'vin kurr në pushtet le të lefin gjith ditën sju bën derman lefja e tyre prej qen bastard.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së