Tabaku: Askush të mos shohë interesin personal, por të ngrihemi mbi veten tonë! Basha e shkuara e PD-së, të shohim nga ardhmja

 

Pak para takimit që po zhvillon kryesia e Partisë Demokratike, deputetja Jorida Tabaku tha se në këtë moment të gjithë demokratët të ngrihen mbi interesat personale. Tabaku u shpreh se PD-së duhet të dalë e bashkuar në zgjedhje dhe se përballë nuk kanë njëri-tjetrin, por Edi Ramën. Për Bashën, Tabaku tha se ai është e shkuara dhe se duhet të shohim nga e ardhmja.

‘S’ka asnjë alternativë tjetër, përveçëse të bashkuar. Kundërshtari politik është përballë nesh jo në anën tonë. Nuk ka rëndësi fare në këtë moment që të shohë interesin personal, por të ngrihemi mbi veten tonë dhe të formojmë një forcë serioze për zgjedhjet e 14 majit, i bëj thirrje kolegëve të PD-së që së bashku të ofrojmë një ofertë seriozë për shqiptarët. Është e padrejtë që në këtë moment të shohim pjesën tonë personale. Si qytetarë si anëtarë e thjeshtë e PD-së do të jem gjithmonë për bashkimin e PD-së. Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha është e shkuara e PD-së, të shohim nga e ardhmja!’- tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Alibeaj 7 orë mbledhje me deputetët dhe Kryesinë: Kandidatët e 'Primareve' të bashkohen me ne, të garojnë nën siglën e PD-së! 3 çështjet që propozoi


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën