Nëpërmjet një tabele, eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, ilustroi në “Repolitix” rritjen çmimeve që mund të prekin Shqipërinë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Sipas Sefës, inflacioni në Shqipëri, deri në fund të vitit mund të arrijë deri në 5%, ndërsa çmimi i fruta-perimeve mund të shtrenjohet për konsumatorin fundor me 12%.
Në turizëm, kostot e shërbimit ndaj vizitorëve pritet të rriten me 15%. Rritje në masën 14% pritet të pësojë edhe çmimi i energjisë elektrike.

Lajmi kryesor:
Lufta në Lindjen e Mesme, eksperti i ekonomisë: Çmimi i naftës në Shqipëri mund të mos bjerë më nën 200 lekë/litër! Bujqësia do të vuajë pasojat për shumë gjatë











