TIRANE- Qeveria ka zbardhur të plotë dje vendimin për rritjen e pensioneve me 2 5 duke filluar që nga data 1 gusht. Sipas këtij vendimi pensioni minimal nuk do të jetë më pak se 12 264 lekë në muaj, kurse pensioni maksimal do të jetë 24 528 lekë në muaj. Kurse pensionet e fshatit që i përkasin kategorisë së ish kooperativa sipas rritjes më së fundit nuk do të shkojnë në 8398 lekë në muaj. Por këto janë vetëm masa e pensionit. Sipas ligjit pensionistët përfitojnë edhe shtesa për kompensimin e faturës së dritave, çmimit të bukës, dhe ndihma të tjera financiare të kësaj natyre.