Tabloidi danez: UEFA konfirmon
se po heton mbi Armeni-Shqipëri

Tabloidi danez: UEFA konfirmon<br />se po heton mbi Armeni-Shqipëri
Tablodi danez “Ekstra Bladet” shkruan se ëndrra e Danimarkës për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian “Francë 2016” nuk është shuar ende.

Pas thashethemeve se tre mbrojtës dhe portieri i Armenisë kanë marrë para për të shitur ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe akuzave të presidentit të federatës armene, UEFA mund të nisë një hetim.

UEFA ka konfirmuar me anë të një email-i për gazetën se ka nisur një hetim nëse ka dyshime për trupimin e ndeshjes.

“UEFA monitoron të gjithë ndeshjet dhe nëse ka gjëra jo normale, bëhet një hetim”, i përgjigjet departamenti i shtypit tablodit danez.
 
“Ekstra Bladet” është përpjekur të marrë përgjigje nëse kjo gjë mund të t’i japë një mundësi Danimarkës për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, por nuk kanë marrë përgjigje.

Një ditë më parë, presidenti i federatës së futbollit në Armeni, Ruben Hayrapetyan deklaroi se disa nga lojtarët kanë kryer tradhti kombëtare duke shitur ndeshjen.

“Jam i bindur se janë blerë lojtarë në atë ndeshje. Kombëtarja jonë thjeshtë nuk luajti, kishte lojtarë që nuk luftuan për ta mundur Shqipërinë”, tha ai.

Kuqezinjtë e fituan ndeshjen me rezultatin 3-0 duke i siguruar për herë të parë një vend në Kampionatin Evropian të Futbollit.

Kjo bëri që Danimarka e vendit të tretë të luajë play-off, të cilin e humbi përballë Suedisë.

Në këtë prizëm, lajmi duket më shumë si një “ëndërr me sy hapur” nga danezet sesa një çështje e marrë seriozisht nga UEFA.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën