Pasuria por edhe të ardhurat mujore të kryetarit të Shoqatës së të Verbërve, ia kalojnë atyre të një biznesmeni apo të krerëve të shtetit. Të dhënat e bëra publike nga gazeta “Shqiptarja.com” tregojnë se të ardhurat mujore të këtij personi shkojnë në 6. 3 milionë lekë të vjetra, ose e përkthyer ndryshe sa 3 rroga të kryeministrit të vendit. Sinan Tafaj rezulton që të disponojë duke filluar që nga apartamenti në Madrid, pasi kreu i PAK ka shtetësi spanjolle e deri në mal të Dajtit ku përfshihet pallati 5 katësh por edhe troje në periferi të Tiranës por edhe në Fushë-Krujë.

Por pavarësisht provave të pafundme që janë në emër të Tafajt,ajo që të bie në sy është shtëpia me qera 2+1 në të cilën ai sot banon. Ky apartament është marrë shumë pranë Shoqatës së të Verbërve, pranë 21 Dhjetorit.

Po kështu në të njëjtën zonë kreu i Shoqatës së të Verbërve ka edhe në ambient zyre, e barabarte me një sipërfaqe pallati 1+1. Po kështu të verifikueshme janë edhe të ardhurat mujore të Tafjat, të cilat nisin nga pagesat mujore në Tiranë deri tek ato në Madrid, duke kapur vlerën e 6.3 milion lekëve të vjetra në muaj.

Pasuria e Sinan Tafajt
 
- Një shtëpi apartament, dhomë e kuzhinë, në afërsi të qytetit Studenti
- Një ambient për zyrë, dhomë e kuzhinë, tek 21 Dhjetori
- 500m2 tokë troje në afërsi të qytetit Studenti, e cila është e lirë për shkak se nuk i është dhënë leje ndërtimi
- Një dynym tokë në Kinostudio
- Një shtëpi prej tre dhoma e kuzhinë në Madrid të Spanjës
- Rreth 20 dynym tokë dhe një shtëpi banimi në Fushë Krujë
- Një makinë private
- Banon me qera në një ambient 2+1 në afërsi të Shoqatës së të Verbërve
- Ka në ndërtim një vilë në Kinostudio
- 630 mijë lekë të reja në muaj të ardhura


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)