Tahiri 'thumbon' LSI: Koalicioni
me shqiptarët, më i rëndësishmi

Tahiri 'thumbon' LSI: Koalicioni<br />me shqiptarët, më i rëndësishmi
Ministri në detyrë, Saimir Tahiri gjatë një takimi me strukturat e PS në Kombinat deklaroi se opozita është kundër demokracisë, pasi kërkon rrëzimin e një qeverie të zgjedhur nga populli.
 
Gjatë fjalës së tij, Tahiri u ndal edhe te koalicioni duke 'thumbuar' LSI, pasi theksoi se më i rëndësishëm është koalicioni me qytetarët, të cilët i ftoi që të mos lodhin kokën nga gjëegjëzat, referuar akuzave pas raportit të DASH për kanabisin.
 
"E në qoftë se iu kanë lodhur kokën me gjëegjëza nga më të ndryshmet, mos u lodhni më. Koalicioni ynë më i rëndësishëm është këtu.
 
Koalicioni ynë më i rëndësishëm është në çdo lagje, në çdo pallat, në çdo rrugë, në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo rrugicë.
 
Koalicioni ynë i vetëm dhe më i rëndësishëm është kudo ku ka njerëz. Kudo ku ka shqiptarë të ndershëm që e duan Shqipërinë më të mirë, Tiranën më të mirë, Kombinatin më të mirë, që e duan lagjen e tyre më të mirë, që duan punë, duan dinjitet.
 
Ky është koalicioni i shqiptarëve që e duan Shqipërinë më të mirë për ne, për fëmijët tanë dhe për të gjithë ata që do jetojnë këtu nesër.
 
Koalicioni ynë është me shqiptarët. Koalicioni ynë është për Shqipërinë që duam, me ata që duan shtet, me ata që duan drejtësi, me ata që duan punë, që duan paga, që duan dinjitet.
 
Koalicioni ynë më i madh është me njerëzit që e duan Shqipërinë më të mirë, jo më të lirë. Shtetin e duan më të fortë, jo më të shpartalluar.
 
Gjyqtarin të pa korruptuar, jo kokë e këmbë të korruptuar. Nuk janë partitë, miqtë e mi, janë njerëzit, jemi ne këtu. Ne që në çatinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë në 18 qershor do fitojmë të gjithë bashkë
"deklaroi ai.

tahiri ne kombinat 
 
Deklarata e plotë e Saimir Tahirit
Ka disa që thonë “Duam qeveri teknike” – dhe në fakt kjo është kokëposhtë. Sepse zgjedhjet bëhen për të drejtuar qeverinë, e këta na thonë “Na jepni qeverinë njëherë, pastaj shkojmë në zgjedhje”. Ndaj janë kokëposhtë.
 
Ndërkohë ka disa të tjerë që thonë “Ka krizë, e meqë ka krizë ne kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve”. Po si mund të shtyhen zgjedhjet në emër të demokracisë? Sepse vetëm këtu dëgjon që ta bojkotosh procesin e zgjedhjeve është demokraci. Në asnjë vend të botës nuk ndodh e ne nuk kemi pse të shpikim rrotën.
 
Në asnjë vend nuk ndodh e as ne nuk do ta lejojmë që ata që dje ishin në pushtet e sot janë në çadër të mbajnë peng Shqipërinë, siç e mbajtën deri dje. Ne këtë nuk do ta lejojmë. Socialistët nuk do ta lejojnë. Dhe këtë do ta tregojmë më 18 Qershor.
 
Dhe miqtë e mi, për kë thotë se “Zgjedhjet duhen shtyrë”, ne e kemi përgjigjen: jo në 17, jo në 19, por më 18 Qershor  do shkojmë tek kutitë e votimit bashkë me çdo shqiptar që duhet të vendosë për rrugën tonë, për rrugën e të ardhmes, për Shqipërinë tonë.
 
Në fakt nuk kanë faj shqiptarët që janë lodhur nga balta e politikës. Dhe nuk kanë faj as ata të tjerët që thonë se “S’ka problem, këta të gjithë njëlloj janë”. Megjithatë kjo është më e pavërteta e mundshme. Dhe kjo është fitorja më e madhe ne atyre që deri dje mbanin peng këtë peng: të na bëjnë sikur dukemi njëlloj. Por ne nuk jemi njëlloj, kurrsesi. Ne nuk jemi njëlloj me ata që qeverisnin deri dje, që e plaçkitën Shqipërinë deri dje, që e mbajnë peng Shqipërinë sot dhe janë futur në çadër për ta mbajtur peng Drejtësinë edhe nesër.
 
Prandaj miqtë e mi kemi vetëm një rrugë: të bëhemi bashkë e të trokasim derë më derë. T’u flasim njerëzve e t’i sqarojmë. Sepse nëse zhurma që u del përditë nga kutia e televizorit u ka zënë veshët, harroje! Zgjidhja nuk është tek ata që shajnë apo baltosin tek kutia e televizorit. Zgjidhja është më 18 Qershor tek kutia e votimit. Nëse politika e madhe të është neveritur, të duket herë si luftë e herë si cirk, zgjidhjen e ke në dorë dhe e kemi të gjithë bashkë, më 18 Qershor tek kutia e votimit.
 
Ndaj miqtë e mi, ejani bëhemi bashkë me të gjithë ata të cilëve iu ka ardhur në majë të hundës nga 25 vite politikë e politikanë që dinë vetëm të majmen, të flasin dhe të mos punojnë. Ejani bëhemi bashkë me të gjithë ata që këto 25 vite politika i ka braktisur, i ka lënë të dobët. Ejani bëhemi bashkë me të varfrit, me të papunët, me ata që kanë aq shumë halle sa nuk kanë asnjë taksirat politikën ta kenë një hall më shumë.
 
Ne jemi më të fortë.
Ne socialistët jemi më të fortë.
Partia Socialiste e Shqipërisë është më e fortë.
Partia Socialiste e Tiranës është më e fortë.
Partia Socialiste këtu në Kombinat falë jush burra, gra, të rinj dhe të reja, ne jemi më të fortë.
 
Në 18 qershor ne të gjithë bashkë do fitojmë. Ne jemi më të fortë. Ata janë më të fortë në korridoret e politikës, ne jemi të fortë këtu me njëri- tjetrin. Ata janë më të aftë dhe më të fortë te dhomat e pushtetit. Ne jemi më të aftë dhe më të fortë në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo rrugicë, kudo ku ka njerëz në qytet, në fshat. Ne jemi më të fortë kudo ku ka sy, vesh, zemër, mendje, shpirt për të dëgjuar çfarë kemi bërë deri më sot dhe çfarë do bëjmë nesër. Ata janë më të fortë te kutia e televizorit ndoshta.
 
 
Ne do jemi të fortë, të gjithë bashkë, më 18 qershor te e vetmja kuti që ka vlerë: te kutia e zgjedhjeve, te kutia e votimit, në 18 qershor bashkë me shqiptarët. E në qoftë se iu kanë lodhur kokën me gjëegjëza nga më të ndryshmet, mos u lodhni më. Koalicioni ynë më i rëndësishëm është këtu. Koalicioni ynë më i rëndësishëm është në çdo lagje, në çdo pallat, në çdo rrugë, në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo rrugicë. Koalicioni ynë i vetëm dhe më i rëndësishëm është kudo ku ka njerëz. Kudo ku ka shqiptarë të ndershëm që e duan Shqipërinë më të mirë, Tiranën më të mirë, Kombinatin më të mirë, që e duan lagjen e tyre më të mirë, që duan punë, duan dinjitet. Ky është koalicioni i shqiptarëve që e duan Shqipërinë më të mirë për ne, për fëmijët tanë dhe për të gjithë ata që do jetojnë këtu nesër. Koalicioni ynë është me shqiptarët. Koalicioni ynë është për Shqipërinë që duam, me ata që duan shtet, me ata që duan drejtësi, me ata që duan punë, që duan paga, që duan dinjitet. Koalicioni ynë më i madh është me njerëzit që e duan Shqipërinë më të mirë, jo më të lirë. Shtetin e duan më të fortë, jo më të shpartalluar. Gjyqtarin të pa korruptuar, jo kokë e këmbë të korruptuar. Nuk janë partitë, miqtë e mi, janë njerëzit, jemi ne këtu. Ne që në çatinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë në 18 qershor do fitojmë të gjithë bashkë.
 
 
Është më i rëndësishëm qytetari që ka hallin e legalizimit të shtëpisë, sesa ai te çadra që ka hallin e legalizimit të partisë. Është më i rëndësishëm qytetari që ka hallin e tapisë së tokës, sesa politikanë që deri dje e kanë trajtuar Shqipërinë si tokën e tyre personale. Është më i rëndësishëm gjimnazisti që do një shkollë, sesa politikani që të bën dëngla dhe të shet moral edhe kur nuk e ka shkollën. Është më i rëndësishëm studenti që do një punë, sesa politikani që është gati të futet në çadër, të mbajë peng Shqipërinë, të shpikë kriza vetëm që të mos jetë i papunë. Është më i rëndësishëm qytetari që do ekonomi, që do mirëqenie, sesa politikani që varfërinë e njerëzve e do; e mban dhe e do aty, se njerëzit e varfër mund t’i blejë më lirë.
 
 
 
Është më i rëndësishëm qytetari që do drejtësinë, sesa ata që në politikë apo në çadër futen për t’ju fshehur drejtësisë. Ndaj hajde bëhemi bashkë. Hajde bëhemi bashkë siç kemi ditur gjithmonë të bëhemi bashkë. Po hajde bëhemi bashkë më shumë se kurrë. Shqipëria ka nevojë për zgjidhje që nuk i ka parë kurrë. Shqipëria ka nevojë për forcë që nuk e ka parë kurrë. Shqipëria ka nevojë për punë që nuk e ka parë kurrë në këto 25 vite. Shqipëria ka nevojë për burra dhe për gra, të rinj dhe të reja që bëhen bashkë siç nuk janë bërë kurrë për Shqipërinë që duam, për Shqipërinë që meritojnë fëmijët tanë. Hajde bëhemi bashkë dhe t’i japim dorën njëri - tjetrit. Hajde bëhemi bashkë dhe të fitojmë siç nuk kemi fituar në 25 vitet e kaluara. Hajde bëhemi bashkë dhe flasim për punët që kemi bërë.
 
Hajde bëhemi bashkë dhe flasim për si ka ndryshuar Kombinati, falë Bashkisë dhe Erionit. Ndërkohë që në të kaluarën as nuk mendohej që në Tiranë apo në Kombinat të punohej. Hajde bëhemi bashkë dhe të flasim si ka ndryshuar Shqipëria. Falë nesh, qeverisë tonë dhe Kryeministrit Edi Rama. Hajde bëhemi bashkë, flasim edhe përballemi me njerëzit për gjithçka nuk kemi bërë ende. Ne kemi vetëdijen, ne socialistët kemi kurajën, kemi forcën të përballemi me çfarë nuk kemi bërë akoma, pasi ne e dimë që asgjë nuk zgjidhet brenda minutit apo brenda vitit dhe as brenda katër viteve.  Por ne kemi përuljen dhe mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që na kanë respektuar, ndaj të gjithë atyre që na kanë besuar dhe ndaj të gjithë atyre që na besojmë për gjithçka do të bëjmë, sot, nesër dhe mbi të gjitha pas 18 qershorit, me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën Kryeministër.
 
Në 18 qershor, ndahet e shkuara nga e ardhmja. Në 18 qershor, ndahen ata që duan drejtësi nga ata që duan padrejtësi. Në 18 qershor, ndahet zhvillimi nga varfëria. Në 18 qershor, ndahen ata që duan shtet nga ata që duan rrëmujë, kaos. Në 18 qershor ndahen ata që duan të vërtetën nga ata që janë zhytur në gënjeshtra dhe janë gati ta mbajnë peng Shqipërinë dhe popullin në gënjeshtra dhe në baltë. Në 18 qershor, ndahet Shqipëria që duam me Shqipërinë që duhet lënë pas. Në 18 qershor ndahet ajo që duhet të bëjmë për brezat që do të vijnë pas. Në 18 qershor ne do shkojmë me burra dhe gra, me të rinj dhe të reja, me socialistët dhe me njerëzit e thjeshtë që në 18 qershor, në kuti këtu në Kombinat, apo në të gjithë Tiranën, apo në të gjithë Shqipërinë, do i japin Shqipërisë dhe Partisë Socialiste fitoren e merituar. Kjo falë jush, kjo falë të rinjve dhe te rejave në Kombinat dhe Tiranë. Kjo falë njerëzve të ndershëm në të gjithë Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë . Kjo falë Partisë Socialiste. Kjo falë ekipit tonë. Kjo falë liderit të Edi Ramës, Kryeministër sot dhe Kryeministër pas 18 qershorit.

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0