Tahiri: Berisha pranoi krimin, hetim 
Gërdecit nga fillimi e deri në fund

Tahiri: Berisha pranoi krimin, hetim <br />Gërdecit nga fillimi e deri në fund
Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se Gërdeci ishte krim shtetëror, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kërkoi hetim nga fillimi deri në fund për ngjarjen ku humbën jetën 26 persona.

Tahiri akuzoi sërish Berishën se ka qenë i implikuar bashkë me djalin e tij në trafikun e armëve dhe korrupsionin që bëhej në Gërdec, i cili rezultoi fatal për jetët e 26 qytetarëve të fshatit në periferi të Tiranës.  
 
Po kush flet për vrasje shtetërore këtu? Kush? Këtu nuk ka më kufi. Njeriu që për Gërdecin thoshte se ishte një aksident teknologjik. Sot tha që edhe Gërdeci është vrasje shtetërore. Nëse është vrasje shtetërore, si ka mundësi që ish-ministrin e Mbrojtjes e kishte në qeveri dhe e ka akoma aleat, nuk u hetua. Qenka vrasje shtetërore në Gërdec? Është ngjarje që meriton hetim nga fillimi e deri në fund duhet të hetohet nga fillimi deri në fund. Ai ka lënë pas 26 viktima dhe e quajti ‘aksident teknologjik’. Nuk pranoj moral nga ky njeri që bën konferenca për shtyp bënte sikur se dinte si e kishte emrin baxhanaku i tij, një biznes ku i biri i tij ishte i përfshirë kokë e këmbë, ku ministri i Drejtësisë i niste fakse ministrit të Mbrojtjes me emrin e djalit të tij. Unë nuk pranoj moral nga ky njeri. Në një biznes ku ishte gjunjëzuar shteti kokë e këmbë me kamionë në radhë për armatim, një biznes që e ngriti i biri i tij. Ai që flet për lirinë e mediave, ishte armiku i mediave, se i digjte redaksitë. A nuk u gjobit Top-Channel? Apo dhe gazeta Tema, po ky ishit ju ‘dashnorët e fjalës së lirë’. Ku ishit ju? Askush nga ju nuk ka të drejtë që të bëjë moral për lirinë dhe të drejtat e medias”- u shpreh Tahiri. 

Duke iu përgjigjur akuzave të Berishës në adresë të kryeministrit Rama, se po hesht për vrasjen në Sharrë të 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, Tahiri tha se kjo ngjarje po hetohet.
 
"Ajo që ndodhi në Sharrë, një djalosh 17-vjeçar, është një fatkeqësi e cila po hetohet, do hetohet dhe do ketë një rezultat. Mua më vjen shumë keq për familjen e tij, sikurse më vjen keq për shumë të tjerë që në moshë minore detyrohen të bëjnë jo të denja", theksoi ministri i Brendshëm. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit