Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të kursit Bazë të Patrullës së Përgjithshme  në Akademinë e Sigurisë ku ka thënë se beteja më e madhe e policisë së shtetit mbetet me të shkuarën e cila mundohet që të pengojë reformimin e policisë së shtetit dhe me ata që se duan ligjin.
 
Tahiri ka shtuar se, ka nga ata njerëz që nuk e duan policinë e shtetit dhe rezultatet e saj, ndërkohë që ligji ka shumë armiq në këtë vend.
 
Shkolla nuk do të jetë e lehtë dhe ajo që vjen pas shkollës do jetë akoma më e vështirë. Krimi nuk është vetëm dhe nuk është e vetmja më e keqe. Ligji ka shumë armiq në këtë vend, e drejta po ashtu. Ka nga ata që s’duan rezultatet në polici. Ka nga ata që se duan policinë e shtetit. Beteja jonë më e madhe nuk është me injorancën e paaftësinë, korrupsionin, rezistencën që bën paligjshmëria, beteja jonë më e madhe është me të shkuarën që mundohet të pengojë reformimin e policisë së shtetit” tha Tahiri.
 
Tahiri ka theksuar se, kursantët, por jo vetëm, duhet që të ruajnë integritetin për të zbatuar sa më korrektësisht ligjin në vend.
 
Krimi luftohet me dije e mendje. Të hapim dyert për të rinjtë. Rikthyen m në akademinë e sigurisë arsimin  e lartë. Ky është institucioni bazë për të ngritur nivelin profesional të atyre që duan të kontribuojnë për policinë e shoqërinë” tha ministri.
 
Në akademinë e sigurisë u regjistruan 5 mijë aplikantë të cilët konkurruan për 300 të drejta studimi për patrullën e përgjithshme.
 
Në ceremoninë e posaçme ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako i cili tha se, forcat e rendit shprehin angazhimin e tyre për luftën kundër kriminalitetit, ndërsa ajo mbetet motoja e tyre kryesore.

Mundësia e formimit profesional në këtë akademi nis me shkollën bazë të cilën ju sapo e filluat. Ne jemi të sigurt në rrugën tonë, pasi misionet tona dhe kontributi i SHBA dhe BE janë konsoliduar në rrugën tonë. Vendosmëria jonë në luftën kundër kriminalitetin është një nga motot tona”, tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  Haki Çako.

Fjala e plotë e ministrit Saimir Tahiri tek Akademia e Sigurisë

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)