Kievi ende nuk e ka konfirmuar marrëveshjen për armëpushim humanitar në qytetin ukrainas të Oleshkyt, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë pas ndërmjetësimit të zonjës së parë amerikane, Melania Trump.
Ndërkohë, komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas, Dmytro Lubinets, i cili është marrë me këtë çështje, vazhdon të paralajmërojë për gjendjen kritike në qytet, që sipas tij ndodhet në prag të një katastrofe humanitare.
Lubinets deklaroi se Ukraina është shumë pranë përfundimit të përgatitjeve për evakuimin e civilëve që kanë nevojë të largohen nga Oleshky.
Sipas tij, problemi nuk është vetëm mungesa e ushqimeve dhe ilaçeve, por edhe fakti që banorët po humbasin jetën.
“Problemi nuk është vetëm mungesa e ushqimit dhe ilaçeve, por se njerëzit po vdesin”, tha ai.
“Si ukrainas, kemi bërë gjithçka që ishte e mundur për ta zgjidhur këtë çështje dhe tani jemi praktikisht në fazën përfundimtare për të realizuar evakuimin nga qyteti të ukrainasve që kanë nevojë të largohen”, deklaroi Lubinets.
Lajmi kryesor:
Melania Trump siguron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky! Shtëpia e Bardhë: Hyn në fuqi më 29 tetor për evakuimin e civilëve






