Borxhi i Ministrisë së Brendshme ndaj ministrive të tjera për shkak të përballimit të situatave të emergjencave civile në vitet e kaluara kap shifrën 26 milionë dollarë. Dëmet ekonomike të shkaktuara vetëm nga përmbytjet në vitin 2010 mbërrijnë në 18 milionë euro. Është cënuar siguria kombëtare”, tha Tahiri. Çështjen e cënimit të sigurisë kombëtare e ngriti si shqetësim edhe kreu i këtij komisioni, spartak Braho. “Është cenuar rëndë siguria kombëtare. Ne jemi në situatën që siguria kombëtare është e rrezikuar” tha Braho.
Hetimi për Nokën
Palët u përplasën në komision edhe në lidhje me emërimet që janë bërë në radhët e policisë, ku opozita akuzoai ministrin e Brendshëm për emrinin e paligjshëm të drejtorit të Përgjithshëm të Policë së Shtetit. “Ju keni emëruar 85 vetë në polici para zgjedhjeve dhe keni filluar t`i paguani 15 ditë para. Do hetoeni për këtë. Lidhur me sa i përket lojrave të fatit ka qenë në dieni presidenti i Republikës, zoti ish-drejtori i përgjithshëm i policisë dhe ish ministri”, tha Tahiri. Në vijim, Ministri i Brendshëm dha sqarime në lidhje me emërimet nё postet drejtuese tё Policisë sё Shtetit; me bazën ligjore ku janё mbёshtetur ndryshimet nё strukturёn e krimit ekonomik, nё Policinё e Shtetit dhe në lidhje me bazën ligjore ku ёshtё mbёshtetur pёrdorimi i Policisё sё Shtetit si inspektoriat ndёrtimor.
Sipas Tahirit, ndryshimet në strukturat e Policisë së Shtetit janë mbështetur në propozimet e bëra nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ndërsa emërimet janë bazuar në legjislacionin në fuqi për Policinë e Shtetit, që përfshin edhe aktet dhe udhëzimet e dala nga qeveria dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Përsa i përket ndryshimeve nё strukturёn e krimit ekonomik, Tahiri vuri në dukje se nuk ka pasur asnjë ndryshim në strukturën dhe organigramën e këtij sektori.
Debatet:
Tahiri: Ish – Drejtori i Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj, i ka propozuar ministrit të Brendshëm caktimin në detyrë të drejtorit të departamenteve të hetimit të krimeve të rënda, vend i cili ishte vakant për shkak të dorëheqjes së zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Kuliçaj dhe njëkohësisht e z.Ish Drejtori i Policisë së Shtetit që unë gjej përsëri rastin ta falënderoj, i ka propozuar përsëri ministrit të Punëve të Brendshme caktimin në detyrë të departamentit për sigurinë publike, si dhe ka bërë z.Burgaj rifreskimin.
Rakipi: Ore për çfarë ke ardhur këtu?
Ndreu: S’kam asnjë me ty.
Rakipi: Çfarë ke që po më shikon?
Ndreu: Do me bë të fortin kot tani.
Tahiri: Situata është aq alarmante sa trashëgojmë gjithsej buxhet për të përballuar emergjencat civile gjithsej 570 dollarë dhe 26 milion dollarë borxhe për Ministrinë e Brendshme. Kemi gjetur një situatë korrupsioni të përhapur edhe brenda Policisë së Shtetit.
Patozi: Vini me një bilanc dramatik për 45 ditë. Nëse keni pasur qëllim për tu vënë në qendër të vëmendjes ju ia keni arritur: me ndryshimet drastike të cilat janë arbitrare dhe të paligjshme. Policia shkon në aksion pasi të kenë shkuar fillimisht kamerat televizive.
Lutaj: Kthehuni në opozitë për sigurinë e vendit që e keni lënë si mos më keq. Keni patur një kryeministër që s`ka bërë zgjedhje të lira.
Noka: Ndaj s`ke fituar zgjedhjet ti. Dëgjova se kishit bërë një hartim të gjatë ku kishit studiuar edhe mënyrën sesi duhet të punojë eskavatori, por nuk dëgjova çfarë masash ju si qeveri keni marrë për të alokuar fonde për të përballuar emergjencat? Ju thoni emergjencat për fasulet e orizin, ky është koncept bolshevik, emergjencat flasin për buxhet. Ky është procesverbali i QV 1916 në Tiranë. Zotëria Artan Didi është numëruesi i parë. Keni ëmëruar drejtorin e SHKB, ja ku është lista e donatorëve të PS. Arben Skëndo, është sponsor me 1 milion lekë të PS. A ka tradhëti më të madhe se kjo?
Felaj: Z.kryetar ka përsëritur disa çështje disa herë.
Braho: Ermonela, ça pate ishe mire ti? Le të përgjigjet
Noka: Pse nuk i keni kërkuar që të përfshihet në aktin normativ një buxhet për emergjencat e shtetit? Ky na tregon pjerrësinë e shpateve e thellësinë e lumenjëve, ndërkohë që problemi është se çfarë do bëj.
Tahiri: Situata alarmante është mungesa e kapacitetit tonë për të përballuar emergjencat. 570 dollarë dhe 5 makina pa shoferë. Drejtuesit e policisë duhet të ishin ndryshuar.
Braho: Pra ju po thoni që është cënuar rëndë siguria kombëtare?
Tahiri: Po është cënuar siguria kombëtare. Qeveria paraardhëse na ka lënë 570 dollarë. Ju keni emëruar 85 vetë në polici para zgjedhjeve dhe keni filluar t`i paguani 15 ditë para. Do hetoeni për këtë.
Braho: Me mazhorancën që erdhi në pushtet do ndërrohej ministri, drejtorët do ndërroheshin të tërë. Çfarë kujton ti se je ende ministër? Ç`është ky muhabet.
Noka: Ndryshimet të bëheshin me ligj.
Braho: Po ta them unë që ai ka bërë shumë mirë që ka shkuar atje numërues si një qytetar i thjesht nuk ishte polic. Nuk jemi gjykatë këtu. Shkoni ndiqni penalisht ministrin në gjykatë, jo këtu.
Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)